Home » Lajme, Vendore » Liderët e Luginës më 15 korrik takohen me Ivica Daçiqin

Liderët e Luginës më 15 korrik takohen me Ivica Daçiqin

Në zyret e OSBE në Bujanoc kanë vazhduar sot bisedimet në mes liderëve politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe kryetarit të trupit kooordinues për komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Zoran Stankoviq.

Gjatë këtij takimi është biseduar më shumë reth takimit I cili pritet të realizohen më 15 korrik , ku përherë të parë liderët e Luginës do të kenë mundësi që shqetsimet e tyre ti a thonë në sy vet kryeministrit Dacic. Sipas kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi , pas këtij takimi , liderët e Luginës do të caktojnë një koordinator I cili do të merret me realizimin e platformës prej 7 pikave .

“Qeveria e Republikës së Serbisë më 4 qershor ka aprovuar temat të cilat mund të diskutohen me shqiptarët, këto tema kryesisht janë në kuadër të platformës të cilën e kanë aprovuar partitë politike shqiptare dhe të njëjtin dokument edhe ambasadorët dhe miqtë e kanë aprovuar më 10 qershor”, u shpreh pas takimit, kryetari i komunes se Bujanocit Nagip Arifi.

Sipas Arifit gjatë muajit shtator edhe do të fillojnë bisedimet për problemet konkrete me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës.

Ndërkaq kryetari i trupit koordinues Zoran Stankoviq takimin e  ka cilësuar konstriktiv duek shpresuar që në shtator të fillojojën bisedimet për temat e hartuara në platformën e miratuar nga qeveria serbe .

Ai tha se sot ishte zhvilluar një bisedë konkrete, që sipas tij, nënkupton definimin e saktë të mënyrës se si do të realizohen bisedimet e liderëve shqiptarë me Qeverinë e Republikës së Serbisë, ku do të mbahen ato, kush do të marrë pjesë në bisedime përveç përfaqësuesve të Qeverisë dhe liderëve shqiptarë.

“Marrëveshja është që në muajin shtatorë të fillohet me bisedimet të cilat janë të klasifikuara në tetë fusha të cilat më pas do të realizohen me vendime të Qeverisë”, tha Stankoviq para gazetarëve, duke shpresuar në zgjidhjen e problemeve me të cilat janë paraqitur liderët shqiptar.

Në 7 pikat e platformës të cilën  e ka miratuar qeveria serbe  parashihet  përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillim Ekonomi të tri komunave, përdorimi zyrtar i gjuhës dhe shkrimit të simboleve kombëtare, decentralizimi i gjyqësorit, arsimi, kultura dhe mediat, shëndetësia dhe mbrojtja sociale .

 

Rtv Presheva

One Response

  1. Unikomb thotë:

    Kshyrne tash se si shtyhen GRUPI I TRDHTAREVE cili tja mare doren dhe tja puthe doren krye kriminelit te Milloshevicit.Qe e ka lare ballkanin ne gjak zedhensi i kryekriminelit sot e vulos me te gjitha aktet juridike Presheven Martire nen sovranitetin e bSerbijes,etj etj…………………………………

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch