Home » Lajme, Vendore » Liderët e Luginës ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe

Liderët e Luginës ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe

Liderët politik shqip tarë kanë marrë sot qëndrim unikë që të ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe.

Gjatë një takimi të përbashkët ata kanë konstatuar se politika e Beogradit zyrtarë vazhdon ti diskriminoj skajshmërisht shqiptarët e Luginës. Ky vendim i liderëve shqiptarë vie pasi në seancën fundit të parlamentit serb , kuvendi nuk ka marrë parasysh amendamentet e deputetit popullor Riza Halimi, duke miratuar ligjin e ri për rrjetin e drejtësisë .Më këtë ligj Presheva do të mbete pa gjykat dhe prokurori pasi qeveria serbe me regjistrimin e fundit në Luginë  njeh më pak se  1000 shqiptarë.Ndërkaq sipas kryetarit të Preshevës Ragmi Mustafa deri tek ndërprerja bisedimeve ka ardhë, pasi edhe ministria e shëndetësisë nuk ka realizuar premtimet e dhëna.Si arsye të tjera për bojkotin e bisedimeve është edhe mos kthimi i lapidarit në Preshevë , konfiskimi teksteve shkollore shqipe, mos largimi i lapidarit të paramilitarëve mbi fshatin Luçan të Bujanocit si dhe vendimi i fundit i qeverisë i cili shkurton buxhetin e komunave shqiptarë në mënyre drastike , duke u dedikuar ato mjete për komunat serbe në Kosovë.Liderët politik shqiptarë bisedimet me palën serbe kishin nisur me ndërmjetësimin e OSBE , ndërsa plani i tyre prej shtatë pikave deri më tani ka mbetur vetëm në letër, pasi asnjë premtim i qeverisë në Beograd nuk është realizuar deri më tani.

Rtv Presheva.tv

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch