Home » Lajme, Vendore » Liderët nga Lugina, thonë se dokumente të tilla si “Platforma e Nikoliqit ” kanë shërbyer vetëm për një përdorim, dhe se dokumenti i qeverisë serbe për Kosovën do të kalbet

Liderët nga Lugina, thonë se dokumente të tilla si “Platforma e Nikoliqit ” kanë shërbyer vetëm për një përdorim, dhe se dokumenti i qeverisë serbe për Kosovën do të kalbet

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL), Skender Destani ka thënë se “Platforma e Nikoliqit është vetëm një kopje e asaj e vitit 2004, autor i së cilës ka qenë Vojislav Koshtunica” ndërsa kjo vetëm se është ngjyrosur me ngjyrat e Partisë përparimtare Serbe. “Statusi i Kosovës është zgjidhur dhe nuk e kam të qartë se për çka shërben kjo platformë. Më parë do të thoja se ky dokument i qeverisë serbe vetëm se komplikon situatën e tanishme, pasi kjo nuk i shërben afrimit, por vetëm se largimit të shqiptarëve dhe serbëve” ka thënë Destani. Nënkryetari i Partisë Demokratike (PD), Nexhat Behluli gjithashtu ka konstatuar se dokumenti më i ri nuk dallon aspak nga ata më herët dhe nuk ofron asnjë dozë optimizmi. Ai kujton se platforma ende nuk është qëndrim zyrtar i serbisë për raportet me Kosovën. “Platforma flet vetëm për serbët në Kosovë, sikurse atje të mos jetojnë tjerë popuj. Bashkësia ndërkombëtare e ka njohur këtë sinjal, andaj edhe për këtë arsye platforma është e gjykuar që të mos ket sukses” ka thënë Behluli. Për liderin e Unionin demokratik të Shqiptarëve (UDSH), Rahmi Zylfiu, “Nëse diçka kërkohet për serbët në Kosovë, me të cilën ne pajtohemi, atëherë civilizuese është që më së paku i ofrohet shqiptarëve në Serbi. Platforma deri diku është e njëanshme, dhe sikur që thirret në Kushtetën, kjo është një dëshmi se kushtetutën serbe e ka shkelur koha dhe e kanë tejkaluar ngjarjet në teren” ka konstatuar Zulfiu. Kryetari i Komunës së Preshevës dhe i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), thotë se me qëndrimet dhe situatën në përgjithësi, platforma serbe “fyen shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”. “Kjo platformë vetëm se vazhdon politikën e qeverisë serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Ky qëndrim është i njohur tani, ne ndryshe nuk e kemi pritur, mirëpo kemi pritur që shteti i Serbisë të bëhet më serioz dhe të tregoj rrespekt ndaj bashkësisë ndërkombëtare” ka thënë Mustafa. Për liderin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, “Platforma e Nikoliqit është vetëm një dëshmi e ofenzivës së politikës serbe kundrejt Kosovës dhe Shqiptarëve. “Nikoliq dhe Daçiq tani kanë hedhur gurin e ri për ta turbulluar ujin. Tani në sipërfaqe po shfaqen rrathët si pasojë e këtij akti, dhe ata dy pas paravanit vëzhgojnë situatën dhe reaksionet e botës që përsëri nuk e kanë të qartë se çfarë po bëjnë serbët” ka thënë Musliu. /H.R./

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch