Home » Lajme, Vendore » Liderët politik në emisionin Target në RTK konfirmojnë mbrojtjen e lapidarit

Liderët politik në emisionin Target në RTK konfirmojnë mbrojtjen e lapidarit


Liderët politik te Luginës ne emisionet politike në televizionet e Kosovës  edhe njëhere kanë konfirmuar qëndrimet e tyre për mbrojtjen e lapidarit te dëshmorëve te UCPMB-se.

 

http://rtklive.com/s_video/target.asx

Mbrëmë në emisionin Target në RTK Ish shefi  politik i UÇPMB-së Jonuz Musliu ka thënë se Serbia po vazhdon me avazin e vjetër me qëllim të spastrimit të Luginës ashtu siç bëri me Medvegjën .

Mirëpo ai ka potencuar se tani është koha që të flitet një zë , dhe se dëshmorët duhet të respektohen edhe nga faktori ndërkombëtar, pasi edhe në Kosovë po dhe  Luginë serbët kanë përmendore të cilat asnjëherë nuk janë prekur nga shqiptarët. Musliu ka përmendur ndërtimin e kompleksit memorial të ushtarëve serb mbi fshatin Konçul dhe heqjen e flamurit ditë më parë në varrezat e dëshmorëve në Dobrosin pas vizitës së kryeparlamentarit serb. Ai ka thënë se flamuri dhe përmendorja e dëshmorëve nuk duhet të paraqitet si pengesë , pasi zyrtarët serb asnjëherë nuk shprehin gatishmërinë për ti takuar liderët e Luginës. Ndërkaq kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në deklaratën e tij ka qenë i prerë duke theksuar se  nëse Daçiç mendon ta rrënoj lapidarin atëherë duhet ta dijë se më nuk do të ketë menaxhim të Luginës. Sipas tij Serbia po vepron me standarde të dyfishta pasi  në Medvegjë në mes të qytetit është përmendorja e paramilitarëve ku në të shkruhet të rënët nga terroristët e UÇK. Mustafa në këtë pikë thotë se UÇK edhe nga ndërkombëtarët është cilësuar si ushtri çlirimtare e trojeve të saja.

Ndërkaq deputeti popullor Riza Halimi ka thënë se pas 2001 ndërkombëtarët kanë insistuar që Serbia të dëshmohet si qeveri e mirëbesimit mirëpo ajo ka dështuar pa marrë parasysh se në letër udhëheqësit deklarohen demokrat por sipas Halimit nuk dallojnë në qëndrime nga ato të mëhershmet. Halimi ka thënë se reagimet do të jenë në të gjitha format  si me protesta por edhe me modalitete që do të dalin nga seanca e tre kuvendeve.

Ne anën tjetër deputeti dhe ish i burgosuri politik Hydajet Hyseni ka potencuar se qëndrimet e zyrtarëve serb tashmë janë publike dhe ky rast jep mundësinë për të parë se politika serbo madhe ndaj Kosovës e shqiptarëve në tërësi nuk po ndryshon edhe përkundër deklaratave për një serbi evropiane .Sipas deputeti Hyseni  nga zyrtarët serb po vin mesazhe për një ringjallje të politikës Millosheviqjane pasi edhe Evropa edhe Kosova  dhe politikë e vjetër , do të thotë edhe  me Evropën edhe me Milosheviqin. Ai ka potencuar se ngritja e lapidarit është e drejtë e pushtetit lokal dhe se këtë e garantojnë edhe ligjet ndërkombëtare.

Mirëpo sa i përket dy qeveri shqiptare ai ka thënë se si Kosova ashtu edhe Shqipëria duhet ndërkombëtarizuar këtë çështje  , dhe se Lugina e Preshevës duhet të trajtohet në bisedimet Prishtinë Beograd. Në fund të emisionit Target të televizioni publik të Kosovës kryetari i komunës Preshevës Mustafa ka rikujtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë me prezente dhe nuk duhet të jetë e vonuar me reagimet e saja, pasi një praktikë e vonesës në reagime ka ndikuar që në Bosnje e Kosovë të ndodh gjenocidi. Mustafa është bazuar në atë se në fshatrat serbe në Kosovë valëvitë flamuri serb , ndërsa për shqiptarët kjo është një gjë a pamundur. Duke u ndërlidhur me qeveritarët ai ka thënë se edhe Kosova ka një kryetar dhe një kryeministër e ministër të punëve të brendshme të cilët nuk kërcënojnë si homologët serb.

 

 

Hasan Hasani

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch