Home » Opinione » Lideri i Munguar

Lideri i Munguar

Te ngerthyer nga tmerret e shumta qe kan kapluar vendlindjen ton , kemi ardhur buz
gremines. Nganjeher shohim levizje te shpejt te faktorit politik ne Kosoven Lindore
e nganjeher ngecje shum mbrapa. Kjo vjen si pasoj e mos ideve politike te ketij
faktori. Interesi i pergjithshem eshte qe ne te jemi faktor ne rajon dhe te mos
mbetemi te humbur para syve te botes. Ne kohen kur faktori nderkombetar eshte
pergatitur qe te ndodhin bisedimet ne mes Serbis dhe Kosoves ne kemi mbetur te
harruar. Jo pse popullata e ksaj pjese eshte e heshtur por se udheheqesit po flejn.
Kosova Lindore ka mbetur pa nje udheheqes te mirfillt. Ne sot kemi nje situat te
politikes se qajtoreve. Nuk dua qe ti nenqmoj as njerin nga ata qe merren me politik
sot ne ket pjes, por e verteta eshte se ne skemi nje Lider. Ky eshte problemi yne.
Te bindur qdo njeri nga udheheqesit politik se eshte lider kemi ardhur ne nje situat
ku nje njeri qe mund te bashkoj mungon.
Ne situata te veshtira duhen te merren vendime shum te veshtira, duhet te dalim
jasht vetes dhe te ecim pertej mundesive. Para pak ditesh Akademik Nexhat Daci
drejtoi nje kerkes drejt udheheqesve politik te ksaj treve. Pervoja na ka treguar se
bashkimi ben fuqin. Por si mund te arrihet nje gje e till ne nje rajon ku sherbimi
sekret serb ka arritur te perdor politiken perqaj dhe sundo. Per shum kend eshte e
pa mundur por jo per gjithkend. Ne duhet te jemi vigjilent dhe te kerkojm Liderin e
munguar.
Si te gjejm nje Lider kur nuk po shohim nje te till?
Mendoj se nje i till egziston por duhet qe te jemi te gatshem te guxojm dhe te dalim
jasht vetes son. Ne kemi shum njerez qe sakrifikuan shum qka per kete vend dhe sot
skan te drejt te hyn ne vendlindjen e tyre. Por kush do te bente Serbin te vajtoj ne
keto bisedime dhe te sillet si lider i vertet. Un personalisht noh nje te till. Ky
njeri i perndjekur i cenuar dhe i pa deshiruar per shtetin Serb do te ishte nje forc
dhe grusht ie rend per shtetin e Serbis. Behet fjal per Shaqir Shaqiri.
Pse ky njeri?
Me 26 dhjetor te vitit 2008 ne Preshev, ndodhi nje aksion renqethes ku u arrestuan
10 qytetar, dhe u malltretuan familjet e tyre ne menyr qnjerzore. Pas ketij
arrestimi nder te gjith te akuzuarit figuronte emri i Shaqir Shaqirit. Qfar e lidh
kete ngjarje dhe kete njeri me keto bisedime. Shaqir Shaqiri ka qen i burgosur
politik ne kohet me te veshtira, pjestar i hershem i UCK-se (Ushtris Clirimtare te
Kosoves), nje nder themeluesit e UCPMB-se ( Ushtris Clirimtare per Preshev ,Medvegj
dhe Bujanoc) dhe veprimtar shum i njohur ne treven ton. Perfundimi i gjykimit te
djemve tan te pa fajshem i shpalli ata fajtor, dhe kjo do te detyroj Serbin te ulet
para akuzes se vet. Te haj turpin me buk. Por a jan vetem keto arsyjet pse duhet te
jet ky njeri perfaqsues i ksaj treve ne keto bisedime. Jo.
Shaqir Shaqiri ka treguar shum her se din te sillet si lider dhe se ka tipare te
tilla. Por per ardhjen e tij ne kete pozit duhet qe, politikanet tan te vedihsohen
dhe te jen njezeri pro ketij neriu qe te perfaqsoj rajonin ton ne bisedimet Kosov –
Serbi. Vendimi duhet te dal nga kuvendi i tre kuvendeve shqiptare, aty duhet qe te
jipet miratimi qe ky njeri te jet pjes e delegacionit pasi qe dihet se ne kete
delegacion nuk mund te marrin pjes nje mori njerezish. Por cili do te jet obligimi i
tij ne raport me politiken ton dhe popullin. Ai duhet te jet ne kontakt te rregullt
me perfaqsuesit e ksaj pjese dhe problemet te treajtohen ne menyr procedurale. Te
jete kembengules ne kerkesen e kesaj treve se kjo pjes i takon Kosoves dhe si e till
Serbia duhet te sillet ne probabilitet me te drejtat qe do te marrin Serbet ne
Kosov, Per te cilen gje jam i bindur se do te jet besnik.
Shum her kemi degjuar se nuk po jipen ide dhe vetem akuza, sot nuk mund te thuhet
keshtu. Idet per te dal nga ngerqi politik i kan tash mbetet pergjegjsi e faktorit
politik ne Kosoven lindore nese duan ose jo te zgjidhin problemin e vendit ton.
Muhamed Azizi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch