Home » Lajme » Limaj: Votimi i Platformës është një lajm i mirë

Limaj: Votimi i Platformës është një lajm i mirë

Pas miratimit në Kuvend të Projektligjit për dialogun dhe Platformës, kryetari i ekipit negociator Fatmir Limaj ka thënë se është një lajm i mirë.

“Kanë ndodhë dy ngjarje të rëndësishme, Parlamenti ka votuar ligjin për delegacionin mbi të gjitha platformën. Nga sot Kosova e ka një pozicion zyrtar dhe një zë që ka votuar në Kuvend. Negocimi e mundshëm me Serbinë do ta ketë platformën. Mbështetet tërësisht në Kushtetutën e Kosovës ndërsa delegacioni është votuar nga Parlamenti dhe platformën e ka delegacioni shtetëror i mbështetur në parlament”, tha ai.

 Limaj ka thënë se ligji i përcakton kompetencat.

 “Ligji i përcakton kompetencat më shumë merret me kompetencat. Ndërsa platforma i ka parimet. Janë diku dhjetë parime që janë udhërrëfyes mes dialogut Kosovë- Serbi”, u shpreh ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch