Home » Kulturë, Lajme » Linda Halimi: Çfarë nderi të përfaqësoj popullin tim në Eurovision!

Linda Halimi: Çfarë nderi të përfaqësoj popullin tim në Eurovision!

Halimi, me këngën “Bota”, të punuar me tekst nga Gerald Xhari (Big Basta), muzikë dhe orkestrim nga Klodian Qafoku do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovizion 2017”.

Një ëndërr që iu bë realitet! Këngëtarja nga Kosova Linda (Lindita) Halimi është fituese në edicionin e 55 të Festivalit të Këngës në RTSH që u mbajt mbrëmë në Tiranë.

linda-halimiHalimi, me këngën “Bota”, të punuar me tekst nga Gerald Xhari (Big Basta), muzikë dhe orkestrim nga Klodian Qafoku do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovizion 2017”, përcjell “albinfo.ch”.

Pas finales, konkurruesja e “American Idol” dhe fituesja e shumë çmimeve në festival shqiptare, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj.

“Faleminderit shumë, shumë, shumë për mbështetjen. Kemi punuar shumë për performancën dhe ndjehem e bekuar që ia dolëm! Ëndërr e kamotshme që mu kthye në realitet. Dhe, kjo falë të gjithë juve që me keni mbështetur dhe Zotit për çdo bekim!” shkruan Linda në “Facebook”.

Ndërkohë pasi që falënderon gjithë bashkëpunëtorët, familjen, jurinë dhe publikun që votuan për fitoren e saj, ajo shprehet: “Çfarë nderi të përfaqësoj popullin tim, shqiptar, në një skenë kaq gjigande siEurovision Song Contest !!!
Ëndërr e kthyer në realitet… “, thotë ajo, transmeton “albinfo.ch”.

Linda Halimi është kosovarja e dytë që do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me këngën “Botë” në Maj në Kiev të Ukrainës.

Para saj, ishte Rona Nishliu e cila më këngën “Suus” arriti të zë vendin e pestë në vitin 2012 dhe një herësh mbetet ende si përfaqësuesja më e suksesshme e Shqipërisë në Eurovision.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch