Home » Lajme, Ndërkombëtare » Lirohen dy shtetasit kosovarë: Dyshimi për përgatitje të sulmit terrorist, i pabazë

Lirohen dy shtetasit kosovarë: Dyshimi për përgatitje të sulmit terrorist, i pabazë

Përkundër hetimeve dhe hulumtimeve intensive, “dyshimi i paraqitur ndaj dy personave të përshkruar si salafistë, nuk ka mundur të konkretizohej”

policia-gjermaneDy vëllezër me prejardhje nga Kosova të cilët ishin arrestuar të premten nën dyshimin se kishin përgatitur një sulm në një qendër tregtare në Oberhausen, janë liruar. Dyshimi që binte mbi ta nuk është dëshmuar si i vërtetë, thonë në polici, kështu që ata janë lënë të lirë sot.

Një urdhërarrest ndaj dy vëllezërve të dyshuar nuk është shqiptuar, ka bërë të ditur pak më parë policia në Essen, shkruan faz.net dhe mediat tjera gjermane, transmeton albinfo.ch. Përkundër hetimeve dhe hulumtimeve intensive, “dyshimi i paraqitur ndaj dy personave të përshkruar si salafistë, nuk ka mundur të konkretizohej”.

“Nuk ka indicie që flasin për ndonjë rrezik konkret që do të vinte nga dy vëllezërit”, thuhet në njoftimin e  një zëdhënësi të policisë.

Pak pas mesnatës së të enjtes, njësitet speciale nga Duisburgu kishinndaluar dy persona të dyshuar. Dy vëllezër të lindur në Kosovë, 28 dhe 31 vjeçarë dyshoheshin se mund të kenë përgatitur një sulm në Qendrën Tregtare “Centro” në Oberhausen. Në bazë të një indikacioni  nga burimet e sigurimit policia e kishte rrethuar qendrën për ta kontrolluar, shkruan spiegel.de dhe mediat tjera gjermane.

Policia në Essen qysh rreth orës 18 të mbrëmjes së të enjtes kishte mobilizuar forca shtesë për të siguruar qendrën e përmendur tregtare dhe tregun e krishtlindjes aty afër. Këtë e kishte bërë pas sinjaleve nga shërbimet e sigurimit.

Policët, me uniformë dhe si civilë kanë kontrolluar atë lokacion. Po aty rreth orës 0.45 pas mesnatës ka ndodhur edhe arrestimi.

Dy të dyshuarit po merren në pyetje nga policia në Essen, si qendër e landit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch