Home » Lajme, Vendore » Lirohen Ramush Haradinaj dhe të tjerët

Lirohen Ramush Haradinaj dhe të tjerët

Hagë, 29 nëntor- Tribunali i Hagës mori sot vendimin për lirimin e Ramush Haradinajt. Bashkë me Ramushin u  liruan edhe Lahi Ibrahimaj dhe Idriz Balaj. Ata shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës.
Treshja akuzohej për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars – 30 shtator të 1998-ës.

Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj qenë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj qe dënuar me gjashtë vite heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturimin” e të burgosurve të UÇK-së.

Rigjykimi që nisi më se dy vjet më parë, pat ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rendësishëm”.
Ish-kryeministri Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij të dikurshëm pritet të kthehen në Kosovë brenda ditëve të ardhshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch