Home » Lajme, Vendore » Lirohet nga paraburgimi Selimon Sadiku i arrestuar nga xhandarmëria serbe në vitin 2008

Lirohet nga paraburgimi Selimon Sadiku i arrestuar nga xhandarmëria serbe në vitin 2008

Pasditja e sotme ishte e gëzuar për familjen Sadiku në Raincë. Sipas vëllait të Selimonit, Jakup  Sadiku deri në këto momente po bëhen parapërgatitjet e dokumentacioneve për daljen e tij nga burgu, i cili minutave në vazhdim do të udhëtojë për në Preshevë. Selimon Sadiku sipas avokatit mbrojtës Ilija Radulloviq do të mbrohet në liri. Gjykata speciale për krime lufte ati i kishte shqiptuar 15 vjet burgim ndërkaq pas ankesës së palës mbrojtëse dhe shqyrtimit të aktgjykimit Gjykata e Apelit më 4 janar kishte marrë vendim për hedhjen poshtë të aktgjykimit. Më datat 27 dhe 28 qershor 2012 në Gjyqin e Qarkut në Beograd të Gjykatës Speciale për Krime Lufte, ka filluar faza përmbyllëse e RIGJYKIMIT kundër shtatëmbëdhjetë Shqiptarëve të Luginës së Preshevës (gjashtë prej tyre prezent në Gjykatë dhe njëmbëdhjetë në mungesë) të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999.  Në ditën e dytë të fazës përmbyllëse, edhe pse u paralajmërua fjala përfundimtare e zëvendës-Prokurorit Miroljub Vitoroviq, fjalën e tij përfundimtare e tha SELIMON SADIKU nga Rainca i cili në mënyrën më perfekte arriti të dëshmojë pafajësinë e tij totale, duke i rrëzuar me forcën e argumentit të gjitha ato gënjeshtra të montuara nga ana e Prokurorisë, sidomos dëshminë katastrofalisht të rrejshme të dëshmitarit bashkëpunëtor BOZHURIT 50.  /A.B./

2 Responses

  1. skenderbeu thotë:

    …prite ,prite Skenderben, po vjen si pellumb i shkruar te shpetoj memedhen.

  2. skenderbeu thotë:

    Lirin nuk ja solla un at e gjeta ne mesin e jush.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch