Home » Intervistë, Lajme » Lis Bukuroca : “Shqiptarët e çliruan veten nga Perandorospia Osmane “

Lis BukurocaE bisedova me Lisin ashtu si çdo ditë, kur shihemi virtualisht, mu për ate  se si  “Shqiptarët  e çliruan veten nga Perandorspia Osmane pesëshekullore, kurse gjysma e kombit do të ripushtohet nga e shtypura pesëshekullor, Serbia.” dhe se kjo pjesa e çliruar nga ne po ripushtohet përsëri nga turqit , dhe kjo rishtas dhe pa luftë .’
Lis, kur  Kryeministri turk u shpreh se, “Shqipëria dhe Turqia kanë ngjashmëri të jashtëzakonshme në fushën e kulturës, traditave, mënyrën e jetesës, por edhe sesi qytetarët konceptojmë jetesën e tyre.? mandej ai shtoi “Prandaj mendojmë se bashkëpunimi mes dy vendeve tona duhet zhvilluar. Do bëjmë ç’është e mundur që këtë traditë ta çojmë përpara”. Si ishte përgjigja e jote ?
-Ka të drejtë. Emrat dhe mbiemrat i kemi hazër turk, vetëm gjuhën nuk e kemi të përbashkët, përndryshe çdo gjë, edhe inatin…

Si e mendojnë Kosovën serbët ?

-“Sikur të isha serb nacionalist, do t’ isha kënaqur me gjendjen e Kosovës, por meqenëse jam shqiptar, ndjehem shumë i zhgënjyer me mënyrën si ndërtohet shteti dhe si perceptohet demokracia. Me historinë shqiptare duhet të merren historianët: jo hoxhallarët, priftërinjt, dërvishët dhe shamanët. Këta nuk punojnë për përparimin dhe bashkëpunimin e popujve, por për ndarjen e tyre. Sepse, sipas Schopenhauer, “Religjionet janë sikur xixëllonjat: për të shndritur, kanë nevojë për errësirë.”

Qosja nuk brengoset vetëm për diskriminimin e myslimanëve në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në botë ?

-“Nuk më shqetëson pse dikush ndjen veten turk dhe bëhet patriot osman. Është e drejtë e tij të ndjehet si i pëlqen, por shqetësuese është se ata stigmatizojnë, mallkojnë dhe dëmtojnë atë çfarë jemi ne, pse nuk dëshirojmë të bëhemi si ata.

Nëse demokracia lejon çdo njeri të ndjehet siç i pëlqen, atëherë edhe ata duhet ta kuptojnë një herë se ne duam të mbetemi siç dëshirojmë ne dhe jo të bëhemi siç dëshirojnë ata.

Kompromisi i drejtë: ne të pranojmë zgjedhjen e tyre osmane dhe të mos përpiqemi t’i bëjmë ata shqiptarë, ata të pushojnë me shkatërrimin e shqiptarizmit në dobi të huaj dhe të pranojnë të mbetemi ne vetëm shqiptarë. Kjo na garanton respekt të ndërsjellë dhe bashkëjetesë pa paragjykime.

Ti , thua që “Serbia dekompozoi substancën kombëtare shqiptare dhe shkëputi lidhjet e saja ciklike: ajo shkatërroi kohezionin tonë kombëtar. Nga pushtuesi osman serbët morën mendësinë: arrogancën, përbuzjen dhe prepotencën. ‘ ?

Kemi një shtet vështrues, që nuk ndjehet përgjegjëse për asgjë. As të luftojë racizmin, as të luftojë ekstremizmin, as të luftojë idetë fashiste. Kemi një shtet, ku demokracia kuptohet si sallamadi – sistem. Kemi një shtet që nuk kupton dhe nuk zbaton ligjet e veta. Një shtet, që nuk kupton se liria e mendimit përfundon aty, ku mund të ofendohet tjetri dhe ku mund të cenohet paqja publike.”

-Thjesht nuk mund të urrehet Skënderbeu pse paska vrarë myslimanë, e  të adhurohet Turqia e Erdoganit pse vret sot myslimanë. ?

“-Skënderbeu ka mbrojtur vendin çfarë ishte, nuk mund të mbronte popullin çfarë do të bëhej shekuj më vonë. Me ato arsyetime infantile vetëm mund të fshihen, ose mund të shpresohet se po mbulohen mirë dizgjinët psikologjik, që imponojnë qëndrime të tilla kundërthënëse. Këmbëngulja në atë qëndrim, i jep trajta fetare osmanizmit dhe e shndërron atë në religjion, por kurrë jo në fakt të pranueshëm, kurrë në fakt të logjikshëm. Kur një çështje nuk pranohet edhe pse nuk reziston një shqyrtim logjik, atëherë mund të flitet për bindje fetare, por jo për qëndrime objektive.”

 

Fundi i fundit, edhe ata që ishin dhe janë në shërbim të Serbisë, kanë bindjet e veta ?

– “ Ne shajmë Nënë Terezën, kurse Shkupi i falë qytetit të Nyrnbergut një shtatore të saj, e cila vendoset në oborrin e spitalit. Jo vetëm që i falin, por siç njoftonte N-TV, Shkupi ia falte duke e quajtur maqedonase Nënën që quhet Gonxhe. Televizori gjerman bën të ditur se shtatorja e Nënë Terezës është shndërruar në vend vizitorësh, ku njerëzit vendosin pusulla me dëshira për shërimin e shpejt të të dashurve, apo dhe copëza letrash me falënderime për shërimin nga sëmundjet. Gjermanët dhuratën e maqedonasve, jo të shqiptarëve të Maqedonisë, e pranuan me falënderime.”

Nuk po kuptohet  brengosja e Qosjes ?

-“Qosja nuk brengoset vetëm për diskriminimin e myslimanëve në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në botë. Do t´ishte mirë ta rimarrim Voltaire-in në dorë dhe të kujdesemi për kopshtin tonë, sepse ne nuk kemi fuqi as politike, as ekonomike të kujdesemi për barazi planetare. Këtë nuk e bën as Kina dhe as Rusia dhe nuk i takon Kosovës të brengoset për Irakun, as akademik R.Qosjes,! Një altruizëm i tillë quhet harakiri! Kina nuk i rrezikon interesat e veta për Irakun…As Iraku, as Turqia, as Arabia nuk rrezikojnë interesat e veta për Palestinën! “


Si përfundim të kësaj bisede të shkurtër , Lisi e tha : Neo-osmanizmi nuk i pëlqen Perëndimit. Kjo mund të lexohet nga kabllogramet e botuar në revistën “Spiegel” dhe shqetësimin e Perëndimit mbi ndikimin e Davutolu në politikën e jashtme turke. Ky klasifikohet si “posaçërisht i rrezikshëm” dhe se nuk kuptuaka politikën jashtë qytetit të Ankarasë.

Në kabllogramet e diplomatëve amerikan citohet një ish këshilltar i partisë së Erdoanit (AKP): “ Ne dëshirojmë kthimin e Andaluzisë dhe do të hakmerremi për rrethimin e Vjenës në vitin 1683.” Përveç kësaj, aty mund të lexohet se Erdoani është një islamist injorant. Vlerësimi, që i bëjnë diplomatët amerikan elitës turke, është shqetësues.”
Fahri Xharra,03.07.16
Gjakovë

No comments yet... Be the first to leave a reply!

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

© 2016 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by wordpress