Home » Lajme » Lisen Bashkurti- Diplomacitë shqiptare duhet të kenë vëmendje më të veçantë për Luginën

Lisen Bashkurti- Diplomacitë shqiptare duhet të kenë vëmendje më të veçantë për Luginën

Profesori i diplomacisë dhemarëdhënieve ndërkombëtare Lisen Bashkurti ka thënë se çdo neglizhezhencë dhe diksrimin i shqiptarëve të Luginës së Preshevës,  do të reflektohe edhe në rajon.

Ai me tjerash ka thënë se ambasadorët shqiptarë duhet të ngrisin zërin më shumë për të drejtat e shqiptarëve në këto troje.


Lisen Bashkurti profesor doktor i  diplomacisë  dhe marrëdhënieve  ndërkombëtare dhe ambasador nëpër shumë qendra  të ndryshme Evropiane  ndjehet mjaft i lumtur me vizitën e tij në Luginë të Preshevës. Ai  zhvilloi takime veç e veç me Kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë z. Riza Halimin si dhe me Kryetarin e Këshillit Nacional Z.Beqiri. Në diskutimet e tij  ambasadori Bashkurti ka theksuar se nuk ka histori, kulturë e perspektivë pa shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ambasadori Bashkurti ka thënë se çdo neglizhencë dhe diskriminim ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevë do të sjell problem edhe për vendet e rajonit. Për  ambasadorin Bashkurti Shqipëria e Kosova i kanë borxh shumë Luginës pasi ata dhanë shumë për 8 milion shqiptarët.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch