Home » Opinione » LISTAT “TAKTIKE” ZGJEDHORE!

LISTAT “TAKTIKE” ZGJEDHORE!

Kruma shpinen karikaturaParalajmërimi i zgjedhjeve të parakohshme lokale dhe parlamentare në Serbi, ka vënë në lëvizje subjektet politike në Luginë, për t’u dukur sa më shumë para anëtarësisë dhe elektoratit.

Në këtë garë parazgjedhore, kanë zënë të nxjerrin kokë edhe subjekte të falimentuara dhe aso, që sapo janë krijuar, pa harruar edhe individët e pavarur dhe grupimet qytetare, që do të lindin si kërpudhat pas shiut.

Partitë, që mbajnë pushtet në Preshevë dhe Bujanoc, tashmë kanë filluar të hapin konkurse publike për shoqëritë civile dhe mediet, në mënyrë që të joshen për propagandën paraelektorale.

Po këto parti në pozitë, gjithashtu, kanë vënë në veprim individë e grupe njerëzish, brenda dhe jashtë Lugine, kryesisht në Gjilan e Fushë Kosovë, për të lobuar për ta, kuptohet me shpërblime.

Disa liderë institucionalë në Bujanoc edhe kanë përvojë në këtë drejtim, duke u ngjitur shkallëve të pushtetit me para, dhunë dhe shantazhe.

Lufta për pushtet në Preshevë, do të bëhet mes blloqesh, që do të radhiten në disa lista zgjedhore, pa përjashtuar edhe koalicionet partiake.

Pozicionimi i subjekteve jashtë pozitës, do të sjell ndryshime në skenën politike të Preshevës. Partitë, të cilat kanë qenë në opozitë, do të pjellin parti të reja dhe grupime të qytetarëve, për ta rrëzuar partinë e Ragmi Mustafës, e cila edhe ashtu ka kontribuar gjatë qeverisjeve së mëparshme rreth heqjes së Lapidarit të dëshmorëve, ndarja e mirënjohjes për kryeministrin Vuçiq, abuzimi me fondet publike, nepotizmi, korrupsioni etj.

Pavarësisht nga kjo garë e sikletshme, shqiptarët vijnë në pushtet: Shkon Raga, vjen Riza dhe anasjelltas, pa u cenuar e drejta shqiptare për qeverisje.

Gjendja më e rëndë dhe më e rrezikshme, paraqitet në Komunën e Bujanocit. Në këtë komunë multietnike, gara zhvillohet në dy blloqe nacionale: shqiptarët kundër serbëve.

Çarshia flet se në Bujanoc partitë shqiptare do të dalin me 5 lista, po ashtu edhe serbët me 5 sish. Nëse ndodh kështu, nuk do të ketë shumë ndryshime në skenën politike të kësaj komune. Mirëpo, mund të ndodh edhe e kundërta, ashtu siç ka ndodhur shpesh në politikë, që serbët të dalin me një Listë unike, atëherë fitorja në mes shqiptarëve dhe serbëve do të jetë shumë e ngushtë.

Zgjedhjet e 2012-të, mandatit, që po e lëmë mbrapa, partia në pushtet e Nagip Arifit favorizoi subjekte politike serbe, të cilët u forcuan dhe u motivuan politikisht, për t’u unifikuar e homogjenizuar. Tashti, ata duke qenë bashkë, mund të përfitojnë nga përçarjet e shqiptarëve, për të fituar më shumë pushtet, nga që u garanton vota elektorale.

Duke parë rrezikun elektorati shqiptar, ka filluar të grumbullohet te partitë e vjetra dhe ato të rejat, për ta rrëzuar nga pushteti koalicioni e shpifur PD-LPD, të cilat tradhtuan partitë simotra për ta ndarë pushtetin me partitë serbe.

Që tashti në Bujanoc, ka filluar të dëgjohen zërat, se kush do të dalë fitimtar në zgjedhjet e reja të parakohshme në Luginë.

Vota është çelësi i ndryshimeve! Vullneti politik i qytetarëve duhet të përcaktohet për më të mirët, përndryshe vota e tyre e kontrabanduar e manipuluar dhe e abuzuar mund t’u kushtoj shtrenjtë edhe për katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale.

Prandaj, duhet të kihet kujdes me Votën, ngase ajo është e shenjtë, sovrane dhe alternativa e ndryshimeve pozitive!

 

 

Lëvizja studentore preshevare

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch