Home » Lajme, Sport » Liverpool, finaliste e Ligës së Kampionëve

Liverpool, finaliste e Ligës së Kampionëve

Finalja spektakolare e luajtur në ‘Wanda Metropolitano’ të Madridit i ka takuar skuadrës së Liverpoolit.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka arritur që të fitojë trofeun e parë nën urdhrat e trajnerit gjerman, duke mposhtur Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve, me rezultatin 0:2.

Një ndeshje të cilës nuk i mungoi asgjë, u vendos me golat e Mohamed Salah dhe Divock Origit, në minutën e 2′ dhe 87′ .

Ishte një aksion i nisur nga Sadio Mane, i cili përfundoi me penallti në favor të Liverpool, pas prekjes së topit me dorë nga Sissoko.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi skuadrës së Tottenham, duke parë në fushë një Liverpool thuajse joekzistent, deri në aksionin e minutës së 87′.

Ishte heroi i mbrëmjes së ‘Anfield’, kundër Barcelonës, Divock Origi, ai që la gjurmët e tij edhe në finalen e Madridit, duke shënuar golin e qetësisë për skuadrën e tij.

Vëmendje në këtë finale të madhe tërhoqi edhe biondina Kisney Wolanski, e cila u fut në fushën e blertë për të ndërprerrë takimin për disa minuta.

Kështu, Liverpool fiton trofeun e parë nën urdhrat e Klopp, për të shpëtuar këtë sezon, kurse Tottenham Hotspur do të mbesin pa trofe këtë edicion.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch