Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Liverpool mposht Barcelonaën me rezultatin 4-0

Liverpool mposht Barcelonaën me rezultatin 4-0

Liverpool ka përmbysur gjithçka në ndeshjen e kthimit në Anfield duke mposhtur Barcelona-n me rezultatin 4-0. Këto janë komentet e protagonistëve të kësaj sfide të paharrueshme, përcjell Telesport. 

Kapiteni i Liverpool Jordon Henderson: “E pabesueshme. Mendoj se njerëzit mendonin se kishim shanse. E dinim që do të ishte e vështirë, por jo e pamundur. Kjo është një mbrëmje e mrekullueshme.”

Andy Robertson: Kush do të shkojë në finale? Ne! Kjo ka rëndësi. Gini u fut në fushë për mua dhe shënoi dy gola. Çfarë skuadre. Ne besojmë. Alisson ka bërë disa pritje të pabesueshme. Do të luajmë ndeshjen e së dielës të mbushur me eufori. Nuk është në dorën tonë, por gjithçka mund të ndodhë në futboll, këtë sapo e vërtetuam.”

Trent Alexander Arnold: Pasimi i shpejtë te goli i katërt? Ishte instinktive. Pashë mundësinë dhe e shfrytëzova. Gini është një lojtar i madh, ai shënoi dy gola. Të gjithë do ta mbajnë mend këtë moment.”

Divock Origi: “Rëndësi ka ekipi, jo golat e mi. Bëmë shumë mirë. E dinim që do të ishte një ndeshje e veçantë. Donim të luftonim për lojtarët e dëmtuar. Luftuam deri në fund!”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch