Home » Sport » Liverpooli u kthehet fitoreve

Liverpooli u kthehet fitoreve

Liverpooli u është kthyer fitoreve pasi ka mposhtur me rezultat 3-1 në Anfield ekipin shumë të pa përshtatshëm, Newcastle United.

Ndeshja filloi relativisht e balancuar me Liverpoolin që kishte një dominim të lehtë në sfidë.

Daniel Agger shënoi në portën e gabuar për t’i dhënë Neëcastle United epërsinë e parë në këtë takim (25’).

Por, vendasit u kundërpërgjigjën shpejtë me anë të Craig Bellamys që shënoi për 1-1, e që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Liverpooli vazhdoi me dominimin në kërkim të fitores. Craig Bellamy (67’) shënoi për 2-1, kurse golave iu rikthye edhe i rikthyeri nga lëndimi, legjenda Steven Gerrard (78”) që realizoi për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë fitore Liverpooli do të ketë 34 pikë në vendin e pestë, kurse Neëcastle mbetet në vendine shtatë me 30 pikë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch