Home » Lajme » LK: Derbi i parë Arsenali përballë Udineses

LK: Derbi i parë Arsenali përballë Udineses

Arsenali është caktuar të përballet me Udinesen në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Shorti i tërhequr sot në zyrat qendrore të UEFA-së në Nyon të Zvicrës, po ashtu nxori ekipin zviceran Zurich përballë gjigantit gjerman Bayern Munich.

Ekipi spanjoll Villarreal do ta ketë ca më të lehtë, pasi do të përballet me danezët e Odense, ndërsa ekipi francez Lyon pritet ta ketë ca më të vështirë kundër rusëve të Rubin Kazan.

Klubi holandez Twente është caktuar përballë atij portugez Benfica, derisa ai danez Copenhagen, që vitin e kaluar arriti në fazën e grupeve, do të ketë përballë çekët e Viktoria Plzen.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht, derisa ato të kthimit një javë më vonë, më 23 dhe 24 gusht. /Telegrafi/

Në vazhdim sfidat e play-offit të Ligës së Kampionëve:

Odense – Villarreal
Twente – Benfica
Arsenal – Udinese
Lyon – Rubin Kazan
Bayern Munich – Zurich
Wisla Krakow – APOEL
Maccabi Haifa – Genk
Dinamo Zagreb – Malmo
BATE – Sturm Graz
Copenhagen – Viktoria Plzen

 

To put this into perspective, would you allow your child how to spy on someones cell phone with http://cellspyapps.org/ to wander, unsupervised, into a major metropolitan area at any time

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch