Home » Lajme » LKSH: KONFERENCË PËR SHTYP

LKSH: KONFERENCË PËR SHTYP

Nesër, më datë 17 Qershor 2011 është dita e fundit e afatit për dorëzimin e ANKESËS së PALËS MBROJTËSE të NËNTË DJEMËVE PRESHEVARË, tashmë të dënuar për KRIME LUFTE (101 vjet të gjithë së bashku) më datën 21 Janar 2011 nga Gjykata e Qarkut në Beograd (Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë).

Ndërkohë janë siguruar DOKUMENTE-DËSHMI të forta (njëri nga ata ai i EULEX-it për hulumtimet në Liqenin e Livoçit), të cilat do të jenë pjesë e ANKESËS e cila do ti drejtohet GJYKATËS SË APELIT në Beograd.

Lidhur me këto e gjëra të tjera para gazetarëve do të paraqitet ORHAN REXHEPI, Zëvendës- Kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës.

KONFERENCA për SHTYP do të mbahet të SHTUNËN (18 Qershor 2011) në Komunën e Preshevës, duke filluar nga ora 11.00

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch