Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » “Loja, shembja e qiellit” i shkrimtarit Bashkim Shehu botohet dhe prezantohet në Itali

“Loja, shembja e qiellit” i shkrimtarit Bashkim Shehu botohet dhe prezantohet në Itali

Të nderuar Miq të Librit dhe të Botimeve Toena,
me kënaqësi ju njoftoj që sapo qarkulloi në Itali nga Botimet Rubbettini romani “Loja, shembja e qiellit” i shkrimtarit Bashkim Shehu, përkthyer në italisht nga Paolo Rago, me titullin “La rivincita” (Shpagimi).
“Loja, shembja e qiellit” ishte romani që i dha shkrimtarit Bashkim Shehu çmimin letrar “Balkanika” duke e çmuar si shkrimtari më i mirë i Ballkanit në vitin 2015.
“Loja, shembja e qiellit” meritoi çmimin special të jurisë të Prix Méditerrané Etranger, më 2018, pas botimit të tij në frëngjisht.
Më 27 qershor u bë edhe prezantimi i parë i këtij romani në Fano, në Itali, në prani të autorit Bashkim Shehu dhe me mbështetjen e prof. Matteo Mandala, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Passaggi”.
Romani “Loja, shembja e qiellit” u botua në shqip nga Botimet Toena në vitin 2013 dhe po gjatë këtij viti u vlerësua me çmimet: “At Zef Pllumi” dhe “Autori më i mirë i vitit”.

Gjeni bashkëngjitur:– kopertinën e romanit në italisht- kopertinën e romanit në shqip- foto ilustruese nga prezantimi në Itali
Për më shumë rreth prezantimit të romanit në Itali, mund të lexoni në https://www.passaggifestival.it/bashkim-shehu-albania-rivincita-matteo-mandala/
Ju falënderoj që na ndiqni.
Irena Toçi Drejtore e përgjithshme
Botimet ToenaRruga “M. Gjollesha”K.P. 1420Tirane – AlbaniaTel. ++355 422 40 116Cel. ++355 68 20 677 11 botimet.toena@gmail.comredaksia@toena.com.alirena.toci@gmail.com
www.toena.com.alwww.facebook.com/botimet.toena
https://twitter.com/TOENABOTIME1
www.instagram.com/botimet_toena

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch