Home » Histori, Lajme » Lojërat olimpike filluan nga pellazgët

Lojërat olimpike filluan nga pellazgët

Lundrimi në histori , të shkruarit e historisë dhe mangësitë e saj të  japin një ide shumë kokëfortë se historia pellazge, ilire  , shqiptare është manipuluar me shekuj .Manipulimet e saja janë aq të mëdha sa e kemi shumë të vështirë të bindim së pari vetvetën e pastaj të huajt . Është për t`ardhur keq që ka aq shumë kundërshtarë të vetvetes në mesin tonë ,këtu pra ku flitet shqipja.

Kur jemi tek lojërat olimpike , e kemi gjithashtu të vështirë të themi diçka ndryshe nga ato miliona faqe të shkruara se lojërat olimpike janë greke. Lojërat olimpike u përvetësuan nga grekët dhe ashtu mbeti deri sot. Fuqia e madhe e bënë humbjen e gjurmëve, shtrembërimin e historisë dhe mohimin e të vërtetës.  Pse lojërat olimpike u heshtën për 1500 vjet e nuk guxonte askush t`i përmend? E dini se kush i ndaloi ?

Profesori i Universitetit të  Athinës Panos Valvanes , ne librin e tij shkruan se evidenca  e një vendbanimi afër Olimpias është më e vjetër se  5000 vjet  se sa shënimet e fillimit të lojërave olimpike. Diku 4500 vjet para LO ( fillimi 776 pr. Kr) aty ishin të ndërtuara tumulet , një strukturë shkëmbore me domethënje  rituale , festive ku banorët e kishin si vendvarrim .
Para 3000 vjetësh ( gjithnjë sipas Profesorit Panos Valvanes )  aty u ndërtua një vend i shenjtë ku njerëzit e kohës ofronin figurina  nga bronzi dhe argjila e pjekur (terrakota ) , e ato ishin  figurina të qeve, kuajve, kaprojve, zogjve , pra diçka për të qenë të mbrojtur nga zoti, Zeusi . .. Por Lojërat olimpike u mbajtën që nga viti 776 pr.Kr.  pas së cilave filloi edhe ndërtimi i stadiumit dhe hipodromit.

Grekët e vjetër thoshin që Lojërat Olimpike ishin që nga kohërat mitike, por asnjë herë nuk u cekë ajo kohë . A kishte shënime? Nëse po e me siguri që po ,pse u zhdukën? Sipas historianëve LO u mbajtën në vitin 776 prK  . Nga ky vit janë regjistrimet e fituesve. Diçka nuk shkon. Lojërat mbaheshin në çdo katër vjet , gjatë kohës së Hënës së plotë të muajit Gusht dhe zgjatnin pesë ditë.
Ndërrimi kohërave e solli edhe ndalimin e L.O. sepse ishin të lidhura me Zotin Paan , Zeusin kështu që në vitin 393 pasK. u ndaluan . Guxonte kush për 1500 vjetët e ardhshme ti përmend ?

Një rastësi apo një e pa mundur ndryshe ,pas 1500 vitesh ndalese lojërat moderne Olimpike filluan serish me 1896 ,me nismën materiale të Baronit Pierre de Coubertin nga  Franca. Dëshira e madhe  edhe simpatia për një histori të lashtë  “ greke” , atë vit u ndërtua stadium i madh olimpik i quajtur “Hellenistic Panathenaic”. E pamundura ndryshe është se fituesi i Maratonës ishte arvanitasi Spiridon Luisi .

                 

Pyetja mbetet ; kush i themeloi lojërat olimpike ? (Who founded the games and why is a mystery. The ancient Greeks had several myths that described how they started. “The earliest mention of their foundation is found in the writings of Pindar [who lived 2,500 years ago],” writes Kristine Toohey and Anthony James Veal in their book The Olympic Games: A Social Science Perspective (Cab International, 2007). “He attributed their origins to Heracles who, on his return from victory over King Augeas of Elis, founded the games at the tomb of Pelops [a king of a city named Pisa].”
Kur flasim Greqia  , e kemi parasyshë fitoren e pavarësisë së saj nga arvanitasit ,por  edhe lojërat olimpike pas 1500 vjete morren erën e mirë arvanitase :” Spiridon Luisi ujësjellësi i fshatit që fitoi medaljen e parë të artë për Greqinë në histori, në Olimpiadën e parë, në vitin 1896  Një arvanitas ka bërë histori në ngjarjen e parë madhore sportive të historisë moderne.

Në fund të shekullit të 19, bota e sportit arriti të organizojë aktivitetin e saj të parë të madh ndërkombëtar. Organizatorët vendosën ta quajnë Olimpiadë, për nder të lojërave sportive të Greqisë së lashtë. Për këtë arsye, nderi i organizimit të parë iu la Athinës.

Edhe sot e kësaj dite, këto aktivitete kanë të njëjtin emër dhe zhvillohen një herë në katër vjet. Po historia që tregohet këtu është e lidhur me atë të vitit 1896, kur megjithëse nuk kishte ende Shqipëri, shqiptarët nuk munguan në këtë ngjarje të madhe, ndonëse me flamurin e Greqisë, një vend ky ku arvanitasit ende mund të flisnin gjuhën e tyre.

Kush e kishte njohur Spiridon Luisin as që mund t’i shkonte mendja se një ditë ai do të mbulohej me lavdi botërore e do të hynte në analet e historisë.

I lindur në fshatin Marousi, sot një rrethinë në veri të Athinës, në janar 1873, në një familje të varfër arvanitase, mundësitë e tij në jetë ishin të kufizuara. Babai i tij thuhej se shiste ujë mineral nëpër Athinë, në një kohë kur kryeqyteti grek nuk kishte ende një system qendror uji të pijshëm. Spiridoni qysh në fëmini u detyrua t’i përvishej punës së vështirë fizike për të ndihmuar babain.”

Në vitin 1936, Olimpiada në Berlin me 40-vjetorin e Olimpiadës së parë. Greqia ftoi Spiridon Luisin të udhëhiqte parakalimin e ekipit olimpik grek. Në ceremoninë e rastit, ai u prit nga Adolf Hitleri të cilit i dorëzoi një degë ulliri, nga Olimpia, vendi ku për herë të parë në historinë e botës u mbajtën Lojërat Olimpike. Episodi është interesant se dega e ullirit iu dorëzua njeriut që nisi luftën më të madhe të botës dhe që pak vite më vonë do të pushtonte të gjithë Greqinë. Në atë kohë, maratonomaku arvanitas do të kishte vdekur.

Sot, një rrugë pranë Kompleksit Olimpik Sportiv të Athinës ku u mbajt edhe Olimpiada e vitit 2004, mban emrin “Avenuja Spiros Louis” (emri popullor me të cilin e njohin grekët)

 
Spiridon Luisi në 1936, para takimit me Adolf Hitlerin.

Literatura :

http://ancient-greece.org/culture/olympic-games.html

http://www.neatorama.com/2008/08/02/10-fascinating-facts-about-the-ancient-olympic-games/

http://illyriapress.com/arvanitasi-qe-fitoi-maratonen-e-pare-ne-historine-e-lojerave-olimpike/

Fahri Xharra,26.05.17

Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress