Home » Lajme » LPD dorëzoi listën e nënshkrimeve për këshilltarë komunalë

LPD dorëzoi listën e nënshkrimeve për këshilltarë komunalë

Zgjedhjet lokale 2012

 

LPD dorëzoi listën e nënshkrimeve për këshilltarë komunalë

Lëvizja e Progresit Demokratik, te enjten e 5 prillit 2012, ora 17:15 minuta, dorëzoi listën e nënshkrimeve për këshilltarë të mundshëm në Kuvendin Komunal të Bujanocit.

Komisioni Zgjedhor Komunal në Bujanoc, pa asnjë vërejtje i pranoi të gjitha dokumentacionet e nevojshme për të participuar në zgjedhjet lokale të 6 majit, të këtij viti.

Elektorati i LPD-së në zgjedhjet lokale të 6 majit do të rrethojë Numri 7.

Dorëzimin e listës para Komisionit Komunal Zgjedhor e bëri i autorizuari nga ana e LPD-së Ekrem Isufi, drejtor i Qendrës Sportive “Rinia” në Bujanoc.

Edhe pse të nevojshme me ligj ishin 1230 nënshkrime të listës prej 41 këshilltarëve LPD, arriti që në një kohë rekorde jo vetëm t’i sigurojë ato nënshkrime, por edhe t’i tejkalojë, njofton Shërbimi për Informim i LPD-së.

 

Foto:  Dorëzimi i Listës për këshilltarë komunal i LPD-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch