Home » Lajme, LPD, Vendore » LPD – EDHE NJË SHQIPTAR VDES NË BURGJET E SERBISË

LPD – EDHE NJË SHQIPTAR VDES NË BURGJET E SERBISË

Lëvizja e Progresit Demokratik, me indinjatë të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen tragjike të Reshat Bajramit, i arrestuar në burgun e Vranjës me akuzën lidhur me rastin e policit Goran Gjorxheviq, të aksidentuar në hyrje të fshatit Tërnoc.

 

Vrasja pa gjyq e shqiptarit nga Tërnoci në burgun e Vranjës, tregon qartë se Beogradi, nuk është liruar nga mentaliteti i vjetër i regjimit të Millosheviqit, ai, nuk po heq dorë nga diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

LPD, këtë incident të shkaktuar në burgun e Vranjës me Reshat Bajramin e konsideron provokim të dytë të radhës pas atij të ndodhur dy vjet më parë në burgun e Beogradit, kur humbi jetën tragjikisht Sabedin Ajdini, nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit. Kjo është një hakmarrje klasike, një revanshizëm i pashembullt i pushtetit serb ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Gjyqësori serb, akoma pa e dhënë versionin zyrtar rreth procedurës hetimore kundër të burgosurit Reshat Bajrami, ish pjesëtar i UÇPMB-së, ndodh vdekja e tij misterioze, me diagnozën se ka vdekur nga një sulm në zemër, ashtu siç kanë vdekur nëpër kazamatet e Serbisë me qindra shqiptarë.

Lëvizja e Progresit Demokratik, i shpreh ngushëllime familjes Bajrami nga Tërnoci, duke ndarë dhembjen me ta në këto çaste të dhembshme nëpër të cilat po kalon kjo familje, duke kërkuar nga faktori politik shqiptar dhe ndërkombëtar të jenë unik, efikas dhe përgjegjës përballë dhunës së shfrenuar serbe, ndaj shqiptarëve të pambrojtur të Luginës së Preshevës.

Këto provokime të Beogradit, ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilat nuk kanë të ndalur, vejnë në pikëpyetje proceset e filluara dialoguese për zgjidhjen e problemeve në këtë rajon me shumicë shqiptare si dhe nxisin tensione të reja, të cilat nuk kontribuojnë paqes dhe stabilitetit, thuhet në kumtesën e LPD-së, të nënshkruar nga lideri i saj z. Jonuz Musliu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch