Home » Lajme, LPD, Vendore » LPD: FITOI DREJTËSIA PËRBALLË GJYQEVE POLITIKE TË BEOGRADIT

LPD: FITOI DREJTËSIA PËRBALLË GJYQEVE POLITIKE TË BEOGRADIT

Kumtesë

FITOI DREJTËSIA PËRBALLË GJYQEVE POLITIKE TË BEOGRADIT

Lëvizja e progresit Demokratik, ka përshëndetur lirimin e pesë të burgosurve ish pjesëtarë të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe në burgun e Beogradit dhe kërkon, që sa më shpejt të lirohen edhe tre të tjerë, të cilët po vuajnë dënimin politik në burgun e Vranjës.

Prokuroria serbe, të burgosurit ish pjesëtarë të UÇPMB-së, i kishte ngarkuar me veprën penale për krime lufte kundër njerëzimit, akuza këto të pabaza, të cilat i lansoi ministri Daçiq, për të fituar poena politik dhe vota në njërën anë dhe  në anën tjetër për të zvogëluar pjesëmarrjen e elektoratit shqiptarë në zgjedhjet e 6 majit 2012.

Lëvizja e progresit Demokratik, kërkon lirimin e të burgosurve shqiptarë, të cilët për motive politike, po i vuajnë dënimet nëpër burgjet e Serbisë, vetëm pse janë shqiptarë dhe ish pjesëtarë të UÇPMB-së, duke apeluar te faktorët relevantë shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe te faktorët ndërkombëtarë, që të bëjnë presion te Beogradi, për të heq dorë nga rruga e diskriminimit ekstrem, arrestimeve, burgosjeve, madje edhe të vrasjeve enigmatike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

LPD së bashku me spektrin politik të Luginës, aksionet spektakulare të xhandarmërisë serbe gjatë bastisjes dhe arrestimit të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së e patë vlerësuar me prapavijë politike, ashtu siç reaguan edhe institucionet shqiptare nga Shqipëria, Kosova, ambasadat e akredituara në Beograd, duke mos përjashtuar edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian

Nuk mund të ruhet paqja e stabiliteti në Luginë të Preshevës, për deri sa të mos  respektohet Marrëveshja paqësore e Konçulit e amnestia për ish pjesëtarët e UÇPMB-së

Lëvizja e Progresit Demokratik, duke e vlerësuar situatën e brishtë në Luginën e Preshevës, me tendencë të ashpërsimit të mëtejmë, kërkon që ky rajon të monitorohet nga një forcë ndërkombëtare mbrojtëse, në mënyrë që mos t’na përsëriten skenarët e dikurshëm, të cilët askush nuk do t’i dëshironte.

Nga kryesia e LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch