Home » Lajme, LPD » LPD hap fushatën në Dobrosinin e simbolit të rezistencës kombëtare

LPD hap fushatën në Dobrosinin e simbolit të rezistencës kombëtare

Lëvizja e Progresit Demokratik, jo rastësisht tubimin elektoral e filloi në Dobrosinin e simbolit të rezistencës kombëtare me moton “Ne Bëjmë Ndryshime, Ti Vendos”!

Në lokalet e shkollës fillore “Sami Frasheri” në fshatin Dorbrosin, dje me një ambient të zbukuruar me flamuj kombëtare, partiak dhe postere të liderit Jonuz Musliu dhe të kandidatëve të mundshëm për këshilltar komunal nga radhët e këtij subjekti politik u krijua një atmosferë dinjitoze elektorale.

Tubimi elektoral u hap nënë interpretimin e himnit kombëtarë dhe me një minutë heshtje për të rënët e kauzës sonë kombëtare. Prezantimin e këtij tubimi e bëri veprimtari i LPD-së nga Dobrosini Arsim Halili.

Me duartrokitje frenetike dhe me një atmosferë impozante u prit paraqitja e liderit të LPD-së Jonuz Musliut i cili në pika të shkurtra shpalosi programin politik të këtij subjekti me mesazhin zgjedhor: Votoni nr. 7 nga se ju sjell fat!

Në këtë tubim elektoral u paraqitën me diskutimet e tyre edhe drejtor të Ndërmarrjeve Publike si dhe kandidati i mundshëm për këshilltar, Halim Hasani.

Në fund të këtij tubimi madhështor elektoral, kryesia e LPD-së bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit, aty ku për herë të parë u bë publike paraqitja e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch