Home » Lajme, LPD » LPD: KONÇULI KËRKON DREJTËSI

LPD: KONÇULI KËRKON DREJTËSI

Lëvizja e Progresit Demokratik                  

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

E-maili: lpd_00@hotmail.com

Data: 19.03.2013

 

 

Kumtesë

 

KONÇULI KËRKON DREJTËSI

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, mbështet protestën paqësore të paralajmëruar për nesër, nga banorët e Konçulit të Komunës së Bujanocit.

Protesta është e mirëseardhur ngase konçulasit kërkojnë të drejta në fushën e lëvizjes dhe qarkullimit të lirë në pronat e tyre, në pasuritë e private të garantuara me të gjitha normat ndërkombëtare.

LPD ka kërkuar shpeshherë nga faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë, respektimin e të drejtave të banorëve të Konçulit, të cilët jo rrallë janë përballur me dhunën e shfrenuar të pushtetit serb.

Konçulasit nuk i durojnë maltretimet nga xhandarmëria serbe, ata dëshirojnë të jetojnë të lirë në tokat e tyre.

Konçuli i zonës kufitare me Kosovën, ka qenë gjithmonë një vendbanim, i cili ka reflektuar paqe e stabilitet, rast konkret kemi Marrëveshjen Paqësore, i dalë nga ky vendbanim, i cili gjithashtu ishte edhe selia e ish UÇPMB-së dhe vendlindja e komandantit të saj Shefket Musliu, njofton Qendra për Informim e LPD-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch