Home » Lajme, LPD » LPD KUNDËR TARIFAVE KUFITARE NË MES TË KOSOVËS DHE SERBISË

LPD KUNDËR TARIFAVE KUFITARE NË MES TË KOSOVËS DHE SERBISË

Lëvizja e Progresit Demokratik
Rr. e Kosovës, nr.54
17520 Bujanoc
Data: 26.12.2011

Reagim

LPD KUNDËR TARIFAVE KUFITARE NË MES TË KOSOVËS DHE SERBISË

Lëvizja e Progresit Demokratik, reagon ashpër kundër vendosjes së tarifave për polisat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, duke i quajtur ato të pakuptimta, madje edhe diskriminuese për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

LPD ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si një hap pozitiv për integrimet Euro-atlantike, por jo edhe vendosjen e tarifave për polisat kufitare, me të cilat më së shumti goditen shqiptarët e  Luginës së Preshevës.

Implementimi i tarifave absurde policore, nuk lehtëson lëvizjen e lire të njerëzve dhe mallrave për shqiptarët e Luginës, por përkundrazi shkakton një embargo të dyfishtë. Çfarë paradoksi! Deri dje kosovarët ankoheshin se Serbia me pengesa administrative po i pengon ata për t’i vizituar vëllezërit e tyre në Luginën e Preshevës, tashti ndodh e kundërta ata vet pranojnë të vejnë pengesa financiare kundër bashkëkombësve të tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Vendosjen e tarifave për polisat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, LPD, e sheh si një provokim nga më të rëndë në prag të festive të motmotit për shqiptarët Brenda dhe jashtë Kosovës.

Gjendja e rëndë politike dhe ekonomike e cila po mbretëron me vite në Luginën e Preshevës, pastaj koncentrimi i forcave policore, ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe , përgjatë zonës kufitare me Kosovën, varfëria e skajshme si dhe tarifat kufitare, do ta bëjnë edhe më të sikletshme jetën e qytetarit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, ta respektojnë Marrëveshjen për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy kufijve shtetërorë, por t’i heqin tarifat e polisave kufitare, në të dyja anët, duke pas parasysh se në Luginë e Preshevës, gjobitjet e tilla janë të papranueshme madje të pakuptimta.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch