Home » Lajme » LPD – mbështet intervenimin e institucioneve kosovare në veri të Kosovës dhe kërkon reciprocitet për Luginën e Preshevës

LPD – mbështet intervenimin e institucioneve kosovare në veri të Kosovës dhe kërkon reciprocitet për Luginën e Preshevës

Lëvizja e Progresit Demokratik                                                 

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

Data: 01.08.2011


Kumtesë

 

LPD – mbështet intervenimin e institucioneve kosovare në veri të Kosovës dhe kërkon reciprocitet për Luginën e Preshevës

 


Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, mbështet institucionet shtetërore të Kosovës për shtrirjen e shtetësisë në çdo kënd të vendit të tij.

Kosova e dëshmoi në mënyrë shtetërore intervenimin në Mitrovicë, duke treguar para ndërkombëtarëve dhe vendorëve se është e denjë ta qeverisë vendin në kuadër të mëvetësisë së saj.

LPD përgëzon institucionet kosovare për një akt të tillë me të cilin ua ka mbyllë dyert veprimeve ilegale dhe grupacioneve kriminale serbe në Mitrovicë dhe rreth saj. Ky është një veprim krejt në harmoni me Kushtetutën e Kosovës e cila është garantuese e shtrirjes së pushtetit në suaza të kufijve shtetëror.

LPD, gjithashtu, e konsideron të ligjshme dhe demokratike integrimin e serbëve të Mitrovicës te institucionet shtetërore të Kosovës nga se në këtë mënyrë ata do t’i sigurojnë vetes një perspektivë të shëndoshë evropiane politike dhe ekonomike, kurse kerkojmë nga Beogradi që mos t’i nxis grupacionet kriminale të sërbëve për të krijuar destabilitet dhe konfuzitet midis Prishtinës dhe Beogradit.

Bashkësia ndërkombëtare e veçmas aleatët e Kosovës: Amerika dhe Bashkimi Evropian – të stimulojnë dhe të avancojnë dialogun teknik mes dy shteteve fqinje, ngase asnjë prej faktorëve ndërkombëtarë deri tashti nuk ka folur ndryshe përveçse për një dialog teknik ku do të trajtojë çështjet praktike midis dy shteteve të pavarura – Kosovës dhe Serbisë.

LPD, kërkon nga Qeveria e Kosovës, që me veprime konkrete të pengoj strukturat paralele dhe ekstremistët në veri dhe të zbatoj në praktikë reciprocitetin midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës të Preshevës.

 

 

NGA KRYESIA E LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

_________________

Liftoff to learning from excuse ralph king, hawkview pictures on vimeo

One Response

  1. Gazetari thotë:

    LPD s’bashku me Jnuz Muslijen dhe Sevdail Hysenin shum bukur e paskeni shkruar kete njoftim, me qen se edhe ju ja paskeni dhene perkrahjen Qeveris te Kosoves mesiguri se paska mu bo shum mir, por nuk jam shum i sigurt se Januz Musliu mund ti dergoje njoftim Hashim Thacit sepse ai as qe i lexon letrat e tij, keshtu qe ju partia e komunikatava dhe njoftimeve eshte mir te mireni me pun konkrete te shqiptarve te Komunes Bujanocit e leni kto aktivitete sa per sy e faqe kishe ce edhe na po mirmi me dicka, leni mo kto se nuk po i han pazari e as nuk po pin mo uj ne popullat, si xhdo her perzemersisht ju pershendet Gazetari.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch