Lëvizja e
Progresit Demokratik
Rr. e Kosovës, nr.54
17520 Bujanoc
E-maili:
lpd_00@hotmail.com
Data: 12.03.2013
OSBE E SHQETËSUAR PËR
GJENDJEN NË LUGINË
Ambasadori i OSBE-së, Peter Burkhard, gjatë vizitës së tij të parë në Luginën e Preshevës, u takua edhe me Jonuz Musliun, lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Ambasadori i OSBE-së, në detaje është informuar nga udhëheqësi i LPD-së, për gjendjen më të re të krijuar në Luginën e Preshevës, seancën e jashtëzakonshme të këshilltarëve shqiptarë, përgatitjet rreth fillimit të dialogut mes shqiptarëve të këtij rajoni dhe Qeverisë së Serbisë etj.
Zotëri Musliu, kërkoi nga Misioni i OSBE-së, të jetë më aktiv rreth realizimit të kërkesave të shqiptarëve, të cilat janë të vijëzuar në dokumentin e aprovuar nga këshilltarët shqiptarë.
LPD, ka mbështetur rolin dhe rëndësinë e misionit të OSBE-së, në rrugën e afirmimit të kërkesave të shqiptarëve, për më shumë të drejta në fushën politike e ekonomike, përjashtuar resorët e tjerë nga jeta arsimore, kulturore, shëndetësore etj.
Ambasadori i OSBE-së, Burkhard, me vëmendje përcolli shqetësimet e z. Musiut, për gjendjen alarmante në Luginë, duke shpreh gatishmërinë për t’i mbështetur të gjitha iniciativat, që kanë për qëllim krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, njofton shërbimi për Informim i LPD-së.