Home » Lajme » LPD: PËRGËZIME ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT

LPD: PËRGËZIME ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT

Lëvizja e Progresit Demokratik                                                                                                                               

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

Data: 28.11.2011

 

 

 

 

 

PËRGËZIME ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT

 

 
Lëvizja e Progresit Demokratik, me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ua uron gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit Kombëtar.

Megjithëse rajoni i Luginës së Preshevës edhe më tej vazhdon të mbetet një vend me probleme politike rreth mosrregullimit me ligj të përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, LPD kërkon që këto festa kaq të dashura për shqiptarët, të kremtohen me dinjitet dhe unitet.

 

Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kjo festë le të jetë një bashkim rreth simbolit tonë kombëtar, i cili na ka bashkuar në luftë dhe paqe, le të na bashkoj edhe në të ardhmen rreth realizimit të aspiratave tona kombëtare, për të cilat u angazhuan dëshmorët e të gjitha kohëve.

 

Urime 28 Nëntori dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Dita e Flamurit Kombëtar!

 

NGA KRYESIA E LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar,

njëherit edhe kryetar i Kuvendit

komunal në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch