Home » Lajme » LPD: PËRKEQËSIMI I SITUATËS NË LUGINËN E PRESHEVËS

LPD: PËRKEQËSIMI I SITUATËS NË LUGINËN E PRESHEVËS

Lëvizja e Progresit Demokratik                                                 

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

Data: 20.09.2011

 

 

Kumtesë

 

PËRKEQËSIMI I SITUATËS NË LUGINËN E PRESHEVËS

 

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen politike dhe të sigurisë në vend, duke e vlerësuar atë si mjaft të tensionuar.

 

LPD vlerëson se tensionimi i situatës është rezultat i veprimeve të strukturave paralele dhe kriminale që veprojnë në veri të Kosovës, të mbështetur nga Beogradi zyrtar.

 

Pavarësisht nga reflektimet politike, që vijnë nga Beogradi LPD, mbështet masat e Qeverisë së Kosovës dhe faktorët ndërkombëtarë për vendosje të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

 

Gjithashtu, LPD reagon ndaj deklaratave luftënxitëse  të disa zyrtarëve të Beogradit, të cilët nuk e kursejnë fjalorin për të nxitur tensione në Luginë dhe për t’i rikthyer në skenë veprimet e dikurshme të dhunës shtetërore serbe ndaj shqiptarëve në: Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

 

Deklarata e  zv. Kryeministrit dhe ministrit të punëve të brendshme të Serbisë  Ivica Daçiq se “Serbia, si masë reciproke, duhet që të bllokojë kalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  nuk është tjetër veç një kërcënim i hapur ndaj paqes edhe ashtu të brishtë në Luginën e Preshevës.

 

LPD kundërshton fuqishëm shtimin e forcave të ushtrisë, xhandarmërisë dhe njësive speciale serbe në Luginë të Preshevës. LPD kërkon demilitarizimin e Luginës së Preshevës dhe inkurajon avancimin e policisë multietnike me qëllim të ruajtjes së sigurisë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

 

LPD, kërkon nga qytetarët e Luginës së Preshevës, të jenë të kujdesshëm, vigjilent dhe të matur dhe apelon te faktorët ndërkombëtarë të bëjnë trusni te Beogradi zyrtar për zgjidhjen e problemeve në Luginë të Preshevës.

 

LPD, kërkon nga spektri politik shqiptar të jetë i vendosur në unifikimin e qëndrimeve dhe të veprimeve, duke dhënë një shembull të mirë, ashtu siç ndodhi në protestat gjithë popullore të 13 shtatorit në Bujanoc.

 

 

 

 NGA KRYESIA E LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

_________________

One Response

  1. MUHARREM thotë:

    JU LUMT JUVE PER KERKESAT E JUAJA VEQ EDHE NJO SHUM PO ME BRENGOS SHUM KREJT E KAN MBUSH BUJANOVCIN DHE FSHATRAT PER RRETH DERI NE HODONOC TE DARDANES GATI DUHET MI SHPALL LUFT SERBIT PA TJETER

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch