Home » Lajme, LPD, Vendore » LPD: PUSHTETI POLICOR NË BUJANOC

LPD: PUSHTETI POLICOR NË BUJANOC

Lëvizja e Progresit Demokratik                   

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

E-maili: lpd_00@hotmail.com

Data: 0707.2012

 

 

 

Kumtesë

 

PUSHTETI POLICOR NË BUJANOC

 

Nuk kanë kaluar as një javë nga seanca e dytë e Kuvendit Komunal në Bujanocit, në të cilën u shkarkuan para skadimit të mandatit drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe në vend të tyre u emëruan drejtorët multietnik të koalicionit të ri qeverisës dhe gjendja në këto ndërmarrje është tepër alarmante.

Drejtorët e rinj, të emëruar nga partnerët e koalicionit PD, grupimi i qytetarëve të Stojança Arsiqit, “Sveti Apostolli Petar dhe Pavle” nga SPS e Ivica Daçiqit, kanë filluar një fushatë të paparë ndaj ish drejtuesve të këtyre institucioneve dhe punëtorëve të punësuar në këto drejtorate.

Ky pushtet i ri në vend se të merret me problemet jetike të qytetarëve, ai, ballafaqohet me premtimet e dhënë gjatë fushatës elektorale për dy mijë vende pune të reja si dhe me iniciativat për emërtimet e shesheve, rrugëve dhe institucioneve lokale me personalitete të shquara të kulturës shqiptare.

Për t’i hedhur hy syve të elektoratit të vetë të zhgënjyer, ky pushtet merret me mandatin e kaluar të qeverisjes lokale, me akuza, kritika e afera korruptive, të sekuestruara mirë nga agjentura të ndryshme shqiptaro-serbe, duke shkuar shkresat e ankesat, madje deri te kabineti i Ivica Daçiqit.

Gjendjes së tensionuar politike në Komunën e Bujanocit, varfërisë ekstreme dhe shpërnguljes në heshtje të popullatës shqiptare, po i prinë edhe pushteti i ri komunal, i cili me këto marifetllëqe po mundohet ta bëjë Bujanocin një Medvegjë të dytë.

Opozita shqiptare e Komunës së Bujanocit, në të cilën bënë pjesë edhe Lëvizja e Progresit Demokratik, nuk do të lejoj që kuadrot e saj të nënçmohen, tallen, përbuzen e të ndiqen penalisht për qejfin dhe tekat e një pushteti surrogat të komshillëkut shqiptaro-serb.

Të kota janë këto manovrime politike të partnerëve të koalicionit qeverisës, që me metodat e vjetra ideo-politike të zëvendësohen kuadrot shqiptare me ato serbe si rasti i Ambulancës së qytetit, një institucion shëndetësor, i cili për dëshirën e vullnetin e komshillëkut t;i takoj palës serbe. Pastaj, Qendra Sportive, e cila për 3 vjet e gjysmë ka qenë një shtëpi e cila ka joshur të rinjtë për t’u marrë me aktivitete sportive e për të hequr dorë nga dukuritë negative të kafiterive, bastoreve etj. E mos të flasim për Bibliotekën këtë tempull të dijes, i cili në kohën e regjimit të Millosheviqit ishte pastruar nga librat e shkrimtarëve të shquar të kulturës shqiptare, ku një pjesë e madhe e tyre u asgjësuan nën strehët e këtij institucioni.

Këto institucione për hapur të një fqinjësie të mirë dhe me skenare të përgatitura nga kuzhinat e Beogradit, në mandatin që po e lëmë mbrapa ishin të udhëhequra nga shqiptarët e tash janë në duar të disa partive serbe, të cilat dikur shantazhonin me shqiptarët ashtu sic manipulojnë tashti me metoda të vjetra komusite e staliniste.

Ne do të angazhohemi me të gjitha potencialet tona politike dhe intelektuale t’i mbrojmë vlerat e ngritura nga marrëveshjet politiko-ushtarake të Marrëveshjes Paqësore të Konçulit dhe platformave politike të ish këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve komunale: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kush i shkel këto vlera në emër të kinse “vëllazërim-bashkimit” do të përballet edhe forma të tjera të veprimit politik, të garantuara me konventat ndërkombëtare.

 

 

Nga kryesia e LPD-së

 

Jonuz Musliu – kryetar

__________________

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch