Home » Lajme, LPD, Vendore » LPD: SHKRIMET ANONIME TË MOTIVUARA NGA BEOGRADI

LPD: SHKRIMET ANONIME TË MOTIVUARA NGA BEOGRADI

Lëvizja e Progresit Demokratik                  

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

E-maili: lpd_00@hotmail.com

Data: 28.09.2012

 

Reagim

 

SHKRIMET ANONIME TË MOTIVUARA NGA BEOGRADI

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, reagon ashpër ndaj paraqitjeve anonime të disa shkrimeve, kinse në emër të ish ushtarëve të UÇPMB-së, nga Gjilani dhe Prishtina, të cilat, madje, publikohen edhe në portalet serbe si Jugpress.

Këto shkrime pa autorë shpifin, ofendojnë dhe degradojnë ndaj personaliteteve te jetës politike në Luginën e Preshevës, duke krijuar një imazh të keq, një klimë urrejtjeje dhe përçarjeje brendashqiptare. Gjithashtu këto shkrime tendencioze dhe qëllimkëqija, të motivuara nga qarqe të ndryshme të Beogradit, kanë për mision krijimin e një ngërçi politik në skenën politike shqiptare.

 

Kërcënimet e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, nga Gjilani dhe Prishtina, për kinse destabilizim të rajonit të Kosovës Lindore dhe parandalimin e procesit të ri të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mosndryshimet në qeverisjen lokale të Bujanocit, të japin me kuptuar se këta anonimus janë nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët i pëlqejnë këto kalkulime për interesa të ngushta personale dhe pushtetare.  

Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga portalet shqiptare të Luginës së Preshevës, të jenë të kujdesshme, ndaj këtyre anonimusve, e posaçërisht huazimi I shkrimeve nga portalet serbe.

NGA KRYESIA E LPD

Jonuz Musliu – kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch