Home » Lajme, LPD, Vendore » LPD: TË GJITHË NË MBROJTJE TË MONUMENTIT TË LIRISË

LPD: TË GJITHË NË MBROJTJE TË MONUMENTIT TË LIRISË

 

 

Lëvizja e Progresit Demokratik                  

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

E-maili: lpd_00@hotmail.com

Data: 06.01.2013

 

 

Kumtesë

 

TË GJITHË NË MBROJTJE TË MONUMENTIT TË LIRISË

Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, me shqetësim është duke i përcjell zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, të cilat kanë marrë përmasat e një kërcënimi serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Provokimet e kreut shtetëror të Beogradit për rrënimin e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ka nxitur reagimet e shqiptarëve jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe të institucioneve më të larta në Shqipëri e Kosovë.

Reagimet shqiptare për ta mbrojtur monumentin e lirisë, janë një zë i fuqishëm i unitetit shqiptar, por edhe një mbështetje morale për spektrin politik dhe institucional në Luginën e Preshevës për të vepruar si një trup i vetëm.

Pushteti aktual i Beogradit, kërkon me forcë rrënimin e Lapidarin e UÇPMB-së në qendër të Preshevës, ndërsa lejon ngritjen e një lapidari në Bujanoc për forcat e sigurimit serb të ish Millosheviqit, të rënë gjatë proceseve luftarake në Luginë.

Këto provokime nga më të rënda, që nga përfundimi i luftës në këtë rajon, kanë zënë në gjumë faktorët ndërkombëtarë, të cilët ishin pjesë e dialogut për arritjen e marrëveshjes paqësore në Luginë dhe të disa individëve, mjerisht, shqiptarë, të cilët për interesa të ngushta pushtetare shantazhojnë kërkesat legjitime të popullit shqiptar, në trojet e veta etnike.

Në çdo vend të botës janë autoritetet vendore, të cilat vendosin për vendin e ngritjes së monumenteve historike e kulturore, të cilat për fat të keq, në Luginë po ngulfaten nga autoritetet qendrore të Beogradit.

LPD kërkon urgjentisht mbajtjen e një seancat të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri i këshilltarëve shqiptarë, në instancat më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, për të gjitha ato padrejtësi, të cilat po i ushtron Beogradi zyrtar, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, thuhet mes tjerash në mbledhjen e kryesisë LPD-së, të udhëhequr nga kryetari i saj Jonuz Musliu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch