Home » Lajme, LPD, Vendore » LPD: Telegram urimi

LPD: Telegram urimi

Lëvizja e Progresit Demokratik                  

Rr. e Kosovës, nr. 54

17520 Bujanoc

E-maili: lpd_pmb@hotmail.com

Data: 13.06.2012

 

 

Telegram urimi

 

Përshëndetje për presidentin e ri shqiptar

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, ka përgëzuar bashkëkombësit e  Republikës së Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët kudo që janë, për zgjedhjen e presidentit të shtetit, z.Bujar Nishani.

 

Zgjedhja e z. Bujar Nishani, në krye të shtetit shqiptar, është një ngjarje e rëndësishme politike, nëpër të cilat po kalon shteti amë dhe gjitha viset e etnikumit shqiptar.

I nderuari president,

Lëvizja e Progresit Demokratik Ju uron me sinqeritetin më të madh misionin e shtetarit, duke Ju dëshiruar suksese në punën Tuaj dhe duke Ju përgëzuar për funksionin, të cilin ua besoi Parlamenti i Shqipërisë.

Shqipëria, gjithmonë ka qenë një promotor i lëvizjeve të rëndësishme për avancimin dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni, Mal të Zi dhe në rajonin e Luginës së Preshevës.

Zgjedhja demokratike  e presidentit të Shqipërisë është edhe një motiv më shumë, që shqiptarët e Luginës së Preshevës, të angazhohen denjësisht në realizimin e aspiratave shekullore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për liri e bashkim kombëtar me Kosovën, vullnet ky i shprehur me Referendum dhe Marrëveshjen paqësore të Konçulit 2001.

 

Nga kryesia e LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch