Home » Lajme » LPD TËRHIQET NGA TRUPI KOORDINUES PËR PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

LPD TËRHIQET NGA TRUPI KOORDINUES PËR PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Lëvizja e Progresit Demokratik

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

Data: 01.07.2011

Kumtesë

Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, në mbledhjen e mbajtur më 30.06.2011, ka shqyrtuar gjendjen politike dhe të sigurisë si dhe situatën e krijuar pas bllokimit të deponisë së mbeturinave në Komunën e Bujanocit.

Në këtë mbledhje kryesia e LPD-së doli me qëndrim se ajo angazhohet për një komunë multietnike dhe është kundër çdo ndarje mbi vija etnike.

Duke pasur parasysh pasojat ekologjike si dhe rrezikun e shfaqjes së ndonjë epidemie, por edhe reflektimet politike, kryesia e LPD-së kërkon që urgjentisht të bëhet debllokomi i deponisë.

Në këtë mbledhje kryesia e LPD-së shqyrtoi edhe punën e Qeverisë dhe Trupit Koordinues lidhur me Komunën e Bujanocit dhe të Luginës së Preshevës.

Kryesia e LPD-së vlerësoi se Trupi Koordinues nuk është duke e kryer rolin për të cilin është krijuar:

–                           Në vend se të rritet numri i të punësuarëve shqiptarë në dogana, polici, drejtoria e tatimeve dhe institucionet e tjera shtetërore, që veprojnë në Luginë, ndodh e kundërta, shumica absolute e të punësuarëve janë serbë;

–                           Moszgjidhja e çështjes së arsimit të lartë përfshirë edhe nostrifikimin e diplomave nga Universiteti i Prishtinës;

–                           Mosnjohja e të gjitha dokumentacioneve që lëshohen nga institucionet e Kosovës;

–                           Mosangazhimi për investime në Komunën e Bujanocit dhe më gjerë;

–                           Moskrijimi i kushteve për kthimin e të të zhvendosurve;

–                           Mospërfillja e kërkesave të shqiptarëve për demilitarizimin e rajonit;

–                           Arrestimet e vazhdueshme të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së edhe pse është shpallur amnestimi i tyre;

–                           Mosaktiviteti i grupeve punuese të formuara në kuadër të Trupit Koordinues.

 

Duke pasur parasysh se Qeveria dhe Trupi Koordinues, nuk janë angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve, kryesia e LPD-së, merr qëndrim që të largohet nga Trupi Koordinues.

LPD angazhohet për stabilitet dhe prosperitet të Komunës së Bujanocit dhe rajonit.

 

 
NGA KRYESIA E LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

_________________

 

 

In the future, www.essaynara.com this technology will help intelligent software completely understand the physical and emotional state of children learning in the classroom

3 Responses

  1. Suadi thotë:

    Vetem propagand ne interes te politikes ditore dhe azgje tjeter, edhe kur keni qen gjoja pjes e trupit koordinues nuk keni ber azgje por edhe tash kur gjoja se do te terhiqeni nuk do te ndodh azgje, gjindemi ne vitin e parazgjedhjeve dhe keto veprime i kemi te njohura si nga ju LPD si nga ata te PVD-es, vetem duhet ta keni parasysh qe nuk ju pshton mo kumedit se cvar veprimi me ndermar, zgjedhjet e ardhshme jan fundi i manipulimeve tuaja, populli mo nuk po han kasht, njerzit jan ber te mencur edhe pse ju edhe me tej mendoni se hala pupullata po han kasht, boll juv ka shkuar me mashtrime dhe manipulime, gjithcka e ka fundin, e sidomos mashtruesit e popullit. Suadi nga Ternoci i madh.

  2. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum
    Më mirë pa juve se me ju…asgjë nuk keni bërë…TURP, TURP, TURP, theni çafën…

    Selamat, rexhep@ch

  3. suad thotë:

    ty rexhep po get zoti ta paska thy cafen , se injoranta e idiot si ti as toka nuk i mban ,,, gjynah qe po pershendet me eselamu alejkum

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch