Home » Lajme » LPD URON QEVERINË E RE SHQIPTARE

LPD URON QEVERINË E RE SHQIPTARE

Lëvizja e Progresit Demokratik, të udhëhequr nga kryetari i saj z. Jonuz Musliu, njëherit edhe kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, uron e koalicionit të majtë, zgjedhjen për kryeministër të Edi Ramës dhe Ilir Metës, për kryetar të Parlamentit të Shqipërisë.

LPD-ja fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, e konsideron si fitore të Rilindjes Kombëtare për gjithë shqiptarët, duke llogaritur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët presin më shumë nga Qeveria e re në shtetin amë.

Qeverisja e re në Shqipëri me një program kombëtar, është rruga e sigurt për realizimin e aspiratave të  popullit shqiptar për ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

LPD -ja shpreson te udhëheqja e re e Shqipërisë, për një përkujdesje më të madhe ndaj shqiptarëve në Luginë, në rrugën e realizimit të kërkesave të tyre legjitime në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë, shëndetësisë etj, thuhet mes tjerash në përgëzimin e LPD-së, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Jonuz Musliu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch