Home » Lajme, LPD, Politikë, Vendore » LPD Vazhdon fushata elektorale në Nasalcë

LPD Vazhdon fushata elektorale në Nasalcë

Lëvizja e Progresit Demokratik, ka vazhduar fushatën elektorale, në fshatin Nasalcë, duke prezantuar kandidatët e mundshëm për këshilltarë komunale dhe duke shpalosur programin zgjedhor për zgjedhjet e 6 majit.

Në Shkollën Fillore “Ali Bektashi”, ishin grumbulluar simpatizues të shumë për t’i dhënë përkrahje liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, zotëri Jonuz Musliu, me moton: “Ne bëjmë ndryshime, Ti vendos!” dhe “Duam fitore”, “Duam fitore”, “LPD-LPD”  etj.

Tubimi elektoral u hap nën intonimin e Himnit kombëtar dhe me një minut heshtje për dëshmorët e kombit, të cilët u flijuan për lirinë e vendit.

Fillimisht fjalën e mori prof. Besim Limani, sekretar i nëndegës së LPD-së, i cili prezantoi kandidatët e mundshëm për këshilltarë komunalë nga radhët e këtij subjekti politik: Megzon Ismaili, Sala Veliu, Ramiz Abazi dhe Amir Raqipi.

Zotëri Limani, theksoi mes tjerash se LPD-ja është subjekt politik, i cili e konsideron veten trashëguese të idealeve të UÇPMB-së dhe bartëse të proceseve politike për implementimin e vullnetit të popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992, realizimin e Platformës Politike, të këshilltarëve shqiptarë, të tre kuvendeve komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të miratuar, më 14 janar 2006.

Në vazhdim kandidati i mundshëm për këshilltar komunal, Megzon Ismaili, paraqiti një varg prioritetesh për zhvillimin e infrastrukturës së fshatit Nasalcë dhe projekte të tjera me interes për banorët e këtij vendbanimi.

Në këtë tubim elektoral fjalën e mori edhe kandidati tjetër i mundshëm për këshilltar komunal Ramiz Abazi, i cili theksoi se Nasalca do ta votoj LPD-në, ngase duke votuar këtë subjekt politik ajo do të votoj për ardhmërinë e rinisë dhe prosperitetit të këtij fshati.

Në vijim lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, shpalosi programin zgjedhor të këtij subjekti politik, i cili është angazhuar për realizmin e kërkesave të qytetarëve në të gjitha fushat e veprimtarive me interes kombëtar e qytetar.

Kryetari i LPD-së, z. Musliu, vitin 2012 e konsideron fitore të këtij subjekti politik, i cili në këto zgjedhje po hyn më i fortë se kurrë, pikërisht me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 4 vjetorit të mëvetësisë së Kosovës.

Lideri i LPD-së, z. Jonuz Musliu, përmbylli diskutimin, duke ftuar elektoratin që sa më masovisht të dalin në zgjedhjet e 6 majit, për të rrethuar numrin 7, nga se sjell fitore!

Këtë tubim elektoral e madhështoi edhe diskutimi i nënkryetarit të LPD-së, dr. Adnan Salihu, i cili potencoi se ky vendbanim ka nxjerrë intelektualë të shumtë, të cilët me punën dhe aktivitetet e tyre, Nasalcën e kanë bërë shembull të unitetit, bujarisë dhe solidarsisë.

Tubimin elektoral e konsideroi të mbyllur, prof. Besim Limani, i cili ftoi bashkëfshatarët e tij, që të dalin sa më masovisht në zgjedhjet e 6 majit, për ta rrethuar nr. 7, për zgjedhjet lokale dhe nr. 15 për zgjedhjet parlamentare, njofton Qendra për Informim e LPD-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch