Home » Lajme, LPD, Vendore » LPD VAZHDON FUSHATËN ELEKTORALE NË GJILAN, BREZNICË DHE MUHOC

LPD VAZHDON FUSHATËN ELEKTORALE NË GJILAN, BREZNICË DHE MUHOC

Lëvizja e Progresit Demokratik, të dielën e 29 prillit, ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur elektoral, duke e shpalosur programin e saj zgjedhor në Gjilan, Breznicë dhe Muhoc të Malësisë së Bujanocit.

Takimi i parë u zhvillua në Gjilan, pikërisht në Hotelin “Luksor”, në të cilin merrnin pjesë zyrtarë të lartë nga Gjilani: Izmi Zeka, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kryetar i PDK-së, Sami Azemi, ish komandant i UÇPMB-së, pastaj përfaqësues të Shoqatës “Vatra”, si dhe lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, dhe stafi i tij udhëheqës.

Fillimisht fjalën e mori Izmi Zeka, i cili foli për rëndësinë e zgjedhjeve për pushtet lokal dhe gatishmërinë e Komunës së Gjilanit, për të ofruar kushte për të interesuarit nga Malësia e Bujanocit, të cilët shprehin vullnet për ta dhënë votën e besimit përfaqësuesve të tyre legjitim. Po ashtu edhe Sami Azemi, ish komandant i UÇPMB-së, potencoi nevojën e angazhimit të të gjithëve, që këto zgjedhje të dalin më të suksesshme. Ai, apeloi që të votohet LPD dhe numri i saj rendor 7, subjekt, ky i cili e ka dëshmuar vetën në realizimin e kërkesave të shqiptarëve për më shumë të drejta në fushën politike, ekonomike, sociale etj.

Përfaqësuesi i Shoqatës “Vatra”, Sadulla Kadriu, e konsideroi ma se të nevojshme daljen e banorëve të Malësisë, që jetojnë në Gjilan për t’i votuar kandidatët e tyre të mundshëm për këshilltarë komunalë, ngase vetëm ashtu ata e nderojnë vetën, familjen dhe  vendlindjen e tyre nga kanë ardhur.

Në vazhdim lideri i LPD-së, Jonuz Musliu, shpalosi programin zgjedhor të këtij subjekti politik, i cili e ka dëshmuar veten në rrugën e realizimit të kërkesave të qytetarëve në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, ekonomisë, infrastrukturës për një jetë më të mirë në këtë rajon.

Kryetari i LPD-së, gjatë diskutimit të tij ka potencuar nevojën e krijimit të kushteve për kthimin e qëndrueshëm të të dëbuarve nga vatrat e tyre stërgjyshore nga Malësia e Bujanocit.

Për t’i quar përpara proceset demokratike, lideri i LPD-së Jonuz Musliu, kërkoi angazhimin e të gjithëve, ngase vetëm të bashkuar mund të ecin drejt fitoreve të sigurta.

Në diskutime u përfshinë edhe Mehmet Avduli, kandidat i mundshëm për këshilltar komunal nga radhët e LPD-së për shatin Muhoc, pastaj dr. Adnan Salihu, Selami Bajrami e Shefket Jakupi.

 

Breznia

 

Tubimin elektoral në Shkollën Fillore “Migjeni” në Breznicë e konsideroi të hapur, kandidati  për këshilltar komunale nga radhët e LPD-së, Fatmir Ajdini, i cili porositi bashkëfshatarët e tij, që me 6 maj të dalin sa më të organizuar, për ta votuar LPD-në, duke rrethuar numrin 7, nga se ju sjell fitore.

Kryetari i LPD-së, z. Musliu, vitin 2012 e konsideron fitore të këtij subjekti politik, i cili në këto zgjedhje po hyn më i fortë se kurrë, pikërisht me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 4 vjetorit të mëvetësisë së Kosovës.

Lideri i LPD-së, Jonuz Musliu, u zotua se do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e Breznicës, ky vendbanim i brezit kufitar, i cili ka nevojë për zhvillimin e infrastrukturës, qarkullimin e lëvizjes së lirë etj.

 

Muhoci

 

Tubimin elektoral në Shkollën Fillore “Migjeni” në Muhoc, e shpalli të hapur Mehmet Avduli, i cili është kandidat i mundshëm për këshilltar komunal në Kuvendin e Bujanocit.

Gjatë diskutimit të tij, z. Avdulli u përqëndrua në prioritet që ka ky vendbanim për zgjidhjen e problemeve në periudhën e ardhshme katërvjeçare.

Në vijim fjalën e mori Jonuz Musliu, kryetari i LPD-së, i cili në pika të shkurta e shpalosi programin zgjedhor të subjektit që drejton.

Zotëri Musliu, gjatë këtij tubimi elektoral paraqiti nevojën e angazhimit të të gjithëve drejt fitoreve të reja, ngase vetëm përmes votës mund të bëhen ndryshime. Duke rrethuar numrin 7, keni votuar për një qeverisje të suksesshme lokale.

Në vazhdim fjalën e morën dr. Adnan Salihu, Nijazi Ahmeti etj. njofton Qendra për Informim e LPD-së.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch