Home » Lajme, LPD » LPD VAZHDON FUSHATËN ELEKTORALE NË OSLLARË

LPD VAZHDON FUSHATËN ELEKTORALE NË OSLLARË

Lëvizja e Progresit Demokratik, ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Osllarë të Komunës së Bujanocit.

Në ambientet e shkollës fillore të fshatit, të dekoruar me flamuj kombëtarë dhe partiakë dhe të mbushur përplot me simpatizues të këtij subjekti politik  Fatlume Lutfiu, kandidate për këshilltare komunale nga radhët e LPD, hapi tubimin parazgjedhor me një minut heshtje kushtuar dëshmorëve të kombit.

Në vijim lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, shpalosi programin zgjedhor të këtij subjekti politik, i cili e ka dëshmuar veten në rrugën e realizimit të kërkesave të qytetarëve në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, ekonomisë, infrastrukturës për një jetë më të mirë në këtë rajon.

Kryetari i LPD-së, gjatë diskutimit të tij ka potencuar nevojën e ngritjes së infrastrukturës së fshatit, rregullimin e lumit, kanalizimit dhe projekte të tjera, të cilat janë jetike për banorët e fshatit Osllarë.

Për t’i realizuar këto projekte të rëndësishme për fshatin Osllarë, lideri i LPD-së Jonuz Musliu, kërkoi angazhimin e të gjithëve, ngase vetëm të bashkuar mund të ecin drejt fitoreve të sigurta.

Me moton: “Ne bëjmë ndryshime, Ti vendos”, zotëri Musliu, përmbylli diskutimin, duke ftuar elektoratin që sa më masovisht të dalin në zgjedhjet e 6 majit, për të rrethuar numrin 7 për një qeverisje të suksesshme komunale dhe numrin 15 për avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në nivel të Luginës së Preshevës.

Ndërsa kandidati për këshilltar komunal nga radhët e LPD-së, Rexhep Hajredini,  foli për aktivitetin e kësaj nëndege në fshatin Osllarë dhe prioritetet që ka ky vendbanim në të ardhmen. Ai, gjithashtu ka potencuar rolin dhe rëndësinë e LPD-së në avancimin, promovimin dhe sensibilizimin e çështjes kombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Tubimin e konsideroi të mbyllur, kandidatja për këshilltare komunale nga radhët e LPD-së, Fatlume Lutfiu, e cila porositi bashkëfshatarët e saj, që në ditën e zgjedhjeve të dalin sa më të organizuar, që me dinjitet ta votojnë LPD-në, perspektivën e shëndoshë të ardhmërisë së vendit, njofton Qendra për Informim e LPD-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch