Home » Lajme » LPD: VETERANËT E OVL-së NË SHËNJESTËR TË SIGURIMIT SERB

LPD: VETERANËT E OVL-së NË SHËNJESTËR TË SIGURIMIT SERB

Lëvizja e Progresit Demokratik                                                 

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

Data: 24.08.2011

 

 

Reagim 

 

 

VETERANËT E OVL-së NË SHËNJESTËR TË SIGURIMIT SERB

 

Punëtorët e sigurimit serbë, në Komunën e Bujanocit, pikërisht më 15 e 17 gusht 2011, morën në të të ashtuquajturat biseda informative, ish pjesëtarët e UÇPMB-së, anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL).

Gjatë zhvillimit të këtyre bisedave në zyrat e stacionit policor në Bujanoc, përfaqësuesit e OVL-së: Nazim Ajdini, Kurtali Alishani, Raif Sopi, Avdil Shkodra dhe Qenan Beqiri, u morën në pyetje për kinse marrjen e ndihmave emergjente dhe veprimtarinë e kësaj shoqate joqeveritare.

Lëvizja e Progresit Demokratik, këto biseda të të ashtuquajtura informative i konsideron të demoduara dhe krejtësisht të motivuara politikisht.

Ka kaluar koha e regjimit të Millosheviqit, kur aktivistët qoftë partiakë apo joqeveritarë, merreshin në të të ashtuquajturat biseda informative, kërcënoheshin dhe maltretoheshin psikikisht dhe fizikisht për të hequr dorë nga aktivitetet e ndryshme me interes qytetar e kombëtar.

LPD-ja kërkon, që të ndërpriten bisedat e tilla informative dhe mos të pengohen aktivistët e OVL-së, në ushtrimin e misionit të tyre në kuadër të sektorit joqeveritar.

 

 

 

 NGA KRYESIA E LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

_________________

But the most powerful words are from the victims themselves the app has turned into a haven for bullying, besttrackingapps.com threats, and hate speech, mostly focused on kids in middle school and high school

4 Responses

  1. Abdylazizi thotë:

    Disa Subjekte politike Shqipëtare të Luginës Preshevës shumë më mirë po e luajnë rolin e Këshillit për të drejtat e njeriut se sa rolin dhe obligimin për cka janë të regjistruara dhe orijentuara: Nuk po mendoj vetëm unë kështu, numri i madhë është i atyre që mendojnë në këtë mënyrë. E sidomos nuk po ju ka hije Subjekteve politike të cilat janë bartëse të pushtetit e bile edhe poste të larta në hiararkin udhëheqëse komunale të reagojnë kështu për këso gjëra. Dmagogjia e juaj e demoduar dhe e demaskuar mo nuk ju pin ujë në popull duke udhëhequr politik populliste për interesa ditore., Dhe sa më shpejt që do ta kuptoni aqë më mirë edhe vetë do ta keni. Nëse me të vërtet dëshironi të reagoni ashpër dhe fuqishëm kundër këtyre veprimeve shoviniste me metoda millosheviciane që po zbatohen ndaj Shqipëtarëve të pafajshëm që kursesi nuk po mundet të lirohet as edhe ky pushtet sërb me plot gojën demokratik, atëher si formë mundë ta merrni mënyrën e veprimit të sërbve të veriut të Kosovës. Ju propozoj ti ftoni të mblidhen urgjentishtë 3 Kuvendet e 3 Komunave Shqipëtare ; Preshev,Bujanoc dhe Medvegjë dhe të nxjerrni konkluza dhe vendime të kjarta ultimative, e jo të zhvilloni politik në stilin dhe nivelin e komunikatave publike,. Ky është turpi i Liderëve tanë shqipëtar të nderuar vizitor dhe lexues të portalit kosovalindore.com, Mjaftë më me këso demagogji të bajatshme të cilat po iritojnë ndjenjat e shëndosha të njerzve normal. Abdylazizi. Koncul.

  2. Polici thotë:

    Po më vjen shumë keq për këta të akuzuar që po përmenden në komunikatën e LPD-ës dhe të cilët kishin qenë të ftuar në bised informative nga organet e hetuesis. Por e vërteta është krejt dicka tjetër, këta djelmosha Shqipëtar akuzohen për vepër të kriminalitetit ekonomik e jo për shkak të kaluarës të tyre dhe antarësimit dhe aktivitetit në OVL.
    Me plot përgjegjësi morale dhe njerzore po e them sepse kam informacion të sakt nga Stacioni i Policis këtu në Bujanoc ku edhe vet punoj.
    Me këso dezinformacione devalvohet dhe zhvlerësohet vlera e ish pjesëtarve të UCPMB-ës dhe aktivistëve të OVL-ës.
    Nesër mund të ndodhe që përnjëme të miren në biseda informative ish ushtarët e UCPMB-ës dhe si do të reagohet kur tani po gënjeshtrojm, të kemi kujdes të nderuar vllezër mos të zhvillojm propagand për interesa partiake me cështje madhore kombëtare. përshëndetje nga Polici.

  3. s'ka rendesi thotë:

    pershendetje i nderuari polic, ndodhsta po gaboj por ndoshta kish me qen edhe me e ndershme nese behet e ditur akuza ndaj te akuzuarve, po mendoj me qen me e ndershme per arsye se po politizohet shume dhe po mer kahje tjeter dhe dikush po mundohet ndoshta edhe te perfitoj politiksht, se edhe un me heret kam degju per kete rast por te them drejten ska besu, por ja tani po del ne shesh diqka, edhe pse ende spo di per qka po behet fjal, Zoti hajr e befte, nese ka mundesi ne pika te shkurta ta permendi akuzen, ju pershendes, gjithe te mirat…

  4. Sqarime net japin OVL-ja , ata vet net reagojn se nuk janë të vegjël, net reagojn njejt sikur që po din ta ngrisin zërin dhe të dalin me komunikat për të protestuar kur po lind edhe një Parti e re.
    Në kët rast Nagip goci le ti tregoje të vërtetën opinjonit e jo me hesht… Suadi nga Tërnoci.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch