Pas shpalljes së zgjedhjeve për datën 24 dhjetor 2017 subjektet politike në komunën e Preshevës kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për listat e tyre zgjedhore. APN dhe PDSH tani më kanë deklaruar se kanë grumbulluar numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, kurse subjekti më i ri politik në Preshevë e ndarë nga Partia Demokratike Shqiptare pas zgjedhjeve të kaluara, LR PDSH dy ditët e fundit ka filluar në selin e saj grumbullimin e nënshkrimeve dhe sipas kryetarit të saj Sami Salihu interesimi i qytetarëve për përkrahjen e kësaj liste është mjaft i madh ku mbrëmë deri në ora 21.00 kanë grumbulluar mbi 1000 nënshkrime për listë zgjedhore të këtij subjekti politik. PVD ka deklaruar se grumbullimet e nënshkrimeve për listën zgjedhore do t’i organizojë për ditene shtune dhe te diele nga ora 9.00 deri ne ora 21.00, pasi që së pari kanë dashur të bëjnë hapjen e fushatës me anë të një tubimi me aktivistët e saj.
Home » Lajme, LR, Vendore » LR PDSH brenda dy diteve nga ora 14 deri në ora 21 mbështetet me mbi 1000 nënshkrime për zgjedhjet lokale 2017