Home » LR-PDSH, Vendore » LR-PDSH dorëzon listën e kandidatëve për këshilltarë

LR-PDSH dorëzon listën e kandidatëve për këshilltarë

Lëvizja sonte dorëzoi pranë Komisionit Komunal Zgjedhor gjithë dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 24 Dhjetorit.
Gjatë dorëzimit të listës me kandidatët për këshilltarë ishin prezent një numër jashtëzakonishtë i madhë i mbështetësve.
Lëvizja për Reforma tash pret nga Komisioni Komunal Zgjedhor çertifikimin për pjesëmarrje në zgjedhje. Në këto zgjedhje lista e 38 kandidatëve për këshilltarë të LR-PDSH-së është një list e artë me njerëz të rinjë dhe energjikë ku asnjërin prej tyre nuk e vret ndërgjegja që të kërkojnë votën sepse janë të rinjë, të pa korruptuar, nuk mbajnë kokën ulur nga nepotizmi dhe të gjithë janë të pastër.

Nga shërbimi për informim i LR-PDSH-së

One Response

  1. Mitat SAQIPI thotë:

    Të nderuar aktivistë dhe ju mbështetës të listës zgjedhore të LR-PDSH-së, në emër të shtabit zgjedhor të partisë së Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, ju falenderoj për mbështetjen tuaj të parezervë që po ua jepni kësaj lëvizje që për mendimin tim ka mbetur shpresa e vetme ku popullata e kësaj treve shqiptare të shpresoj se e ardhmja e tyre do të jetë e realizuar ashtu siq e ka vendosur në plebishitin e Referendumit te 1 e 2 Marsit 1992 dhe dokumentet e dala nga Tre Kuvendet e Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës. Duke qenë se u pa se sesili subjekt politik respektivisht udhëheqësit e tyre synuan dhe po vazhdojnë ta bëjnë të njejtën, vetëm për interesin e tyre dhe rrethit të tyre e jo për interesin kombëtarë të atyre që shpresat i kanë mu te udhëheqësit politik, ka qenë dhe është imperativ i kohës që të krijohet një organizim si kjo Lëvizje qe të kenë ku të gjejnë vendin e tyre për të vendosë gjithsecili qe ka të drejtë vote, për fatin e tyre dhe pasardhësve tanë që të mos mbetet në mëshirën e gënjeshtarëve, matrapazëve, shpifësve të pandërgjegjshëm dhe keqpërdoruesve të djersës tuaj në interes të vetin si dhe në favor të shtetit diskriminues që i ka bërë dhe po i bënë akoma kësaj popullate të pafajshme dhe gjer tani të pashpresë të kësaj treve etnike shqiptare.
    Me bindje se do të jemi fitues i fuqishëm dhe pa konkurencë i këtyre zgjedhjeve lokale, ju falenderoj dhe ju them me pa hezitim se ia vlenë që kësaj here t’i jepet mbështetje e fuqishme këtij subjekti politik si shpresë e vetme e mbetur e jona dhe brezave që po vijnë pas nesh.
    Suksese!
    Mitat Saqipi – kryetarë i shtabit zgjedhor të LR-PDSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch