Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » LR-PDSH hap fushatën parazgjedhore

LR-PDSH hap fushatën parazgjedhore

Me moton – Shpresë e Re – para një numri të madh të pranishmëve Lëvizja për Reforma hapi fushatën parazgjedhore dhe prezantoj kandidatët për këshilltarë të asamblesë së ardhshme komunale.
Ky tubim madhështorë filloi me intonimin e hymnit kombëtarë si dhe me një minut heshtje për nder të dëshmorëve të rënë.
Tubimin e përshëndetën kryesuesi i Forumit Rinor si dhe përfaqësuesja e Forumit të Gruas.
Kryetari i LR-PDSH si dhe bartësi i listës Sami Salihu shpalosi programin parazgjedhorë ku qytetarëve i ofron një vizion të qartë për një Shpresë të Re.

LR-PDSH#4

Posted by Lëvizja për Reforma PDSH-Preshevë on Saturday, December 9, 2017

 

One Response

  1. Mitat Saqipi thotë:

    Meqenëse kemi qenë pjesë e një brumi ku rrethanat e krijuara në kohë na detyruan ta ndajmë njëherë e përgjithmonë të keqen që u mboll dhe po kultivohet fatkeqësisht akoma, jo se ne jemi më të pashëm, më të pasur apo edhe më të dijshëm por neve na dallon se jemi të besueshëm, të përkushtuar për të mos devijuar programin politik të cilin ne vetë e bëmë dhe ta mbrojmë aq sa patëm mundësi;
    Dallohemi se nuk pranojmë t’na infektojnë brumin parazitët që shetisin derë më derë e që strehohen aty si në banjo;
    Se nuk premtojmë asgje prej përpara sepse nuk kemi gënjyer e as nuk gënjejmë siq gënjyen të tjerët pa fije turpi;
    Se Ju na besoni neve spse ne besojmë te Ju, fjala e mban besën, e kjo e mban shpresën, të vetmën që këtij populli u ka mbetë, të cilën e morën, e zhvatën. e dhunuan në shoqërit e ngushta të interesave.

    Deshëm ose jo jemi të shtyrë që t’u përkujtojmë se, meqenëse diku po bëhet garë se cili po bëhet më i mirë për dikë që:
    Dikur paraqiti dorëheqje publike para organit më të lartë të partisë (kryesisë) e që në fund na doli gënjeshtër;
    Dorëheqjen para miljona shqiptarë në KTV për lapidarin (të cilën as që e futi në rend dite si të tillë para kryesisë);
    Dha mirnjohje atyre që me shekuj na vrajtën, shkelën, dëbuan, masakruan, keqtrajtuan e cka jo të keqe ndaj shqiptarëve, në shtëpitë tona, atij që dhunoi të vetmin simbol ku ishin të gravuar emrat e dëshmorëve të rënë të kombit.

    Njëherë e mië ne jemi
    Kunder:
    Të keqës së madhe ku me lloj lloj planesh e dokumentesh i shërbejnë atyre që në asnjë rast nuk vepruan për të mirën e shqiptarëve të Luginës,
    Keqperdorimit te votes se qytetarit;
    Keqperdorimit te parasë publike (buxhetit komunal);
    Keqpërdorimit në përfitim të të mirave materiale;
    Keqpërdorimit të punësimit me shkopin e diktatit;
    Injorimit të skamnorëve dhe të pafuqishmëve;
    Përfitimit nga vuajtjet e të tjerëve në kërkim të shpëtimit të egzistencës;
    Injorimit të gjithckaje me vlerë vetëm se nuk i shërben “të madhit” “liderit”;
    Shkollave dhe titujve të falsifikuar.

    Duke i thënë: Jo korrupsionit, jo marifetllëqëve, jo keqpërdorimeve, luftës kundër së keqes dhe
    Duke u thënë po luftës për të mirën, për qeverisje të mirë dhe transparente për të gjithë,
    Duke e votuar Lëvizjen për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare dhe udhëheqësin e saj, njeriun për të cilin sot më shum se kurrë ka nevoj vendi jonë, z. Sami Salihun,
    Duke rrethuar numrin 4, Ju keni votuar për shpresën e re!

    Suksese

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.