Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » LR-PDSH ka mbajtur sot tubimin e radhës me njësitë 7,8 dhe 9 në Preshevë

LR-PDSH ka mbajtur sot tubimin e radhës me njësitë 7,8 dhe 9 në Preshevë

Kandidatja për këshilltare nga njësia 7, Ajtene Ramadani Berisha pasi ka përshëndetur të gjithë të pranishmit ka thënë se LR-PDSH me programin e saj synon ndërtimin dhe zhvillimin e politikave parimore dhe të drejta si në rrafshin lokal, institucional shtetëror dhe kombëtar. Sipas saj pushteti lokal nën udhëheqjen e LR-PDSH do të jetë më afër qytetarëve dhe halleve të tyre si në zhvillimin ekonomik, shëndetësisë, ngritjen dhe zhvillimin e sportit, çështjeve sociale, avancimit të arsimit dhe të gjitha sferave të tjera me interes të qytetarit në komunën tonë. Në fund ajo ka thënë se LR -PDSH jo vetëm që do të tregoj pjekuri dhe profesionalizëm, por do të ngjallë tek qytetari SHPRESË TË RE.
Ndërsa kandidati për këshilltarë nga njësia 8 Granit Bilalli ka thënë se në këtë subjekt ka gjetur paqen dhe shpresën e cila më 24 dhjetor do të jetësohet. Ai është fokusuar në lëmin e sportit, që sipas tij vendi ynë ka shumë talent të cilët sot janë pjesë e klubeve Evropiane dhe janë ambasadorët e Luginës. Sipas tij në këtë drejtim gjatë qeverisjes së LR-PDSH sporti do të jetë njëri ndër prioritetet, duke ndihmuar të gjitha klubet sportive që rinia të merren sa më shumë me aktivitete sportive.
Edhe kandidati për këshilltarë Rrustem Rrustemi ka thënë se kryetari Sami Salihu është lideri i së ardhmes dhe figura më e ndritur e spektrit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Kandidati për këshilltarë dr. Avni Nuhiu para një numri të madh të qytetarëve ka folur në retrospektivë mbi rrugëtimin e PDSH-ës dhe uljen e vlerave të këtij subjekti politik nga Ragmi Mustafa i cili nga viti 2012, PDSH e vlerave e futi në rrugë pa kthim duke ngulfatur demokracinë e brendshme. Ai ka theksuar se LR-PDSH tashmë është një frymë që dëshmon për demokracinë dhe shprehjen e veprimin e lirë gjithmonë në suaza të mbështetjes së statutit të Partisë. Ai në fund i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që ti bashkohen Shpresës së re, si një rrugëtim politik me perspektive për vendin.
Kryetari i LR-PDSH Sami Salihu pasi ka shpalosur programin për qeverisjen katër vjeçare, iu është kundërpërgjigjur Ragmiut, i cili në çdo tubim merret me mashtrim dhe manipulime. Për ti thënë fund gënjeshtrave të tij, kryetari Sami Salihu i ka kërkuar debat ballë për ballë për ta sqaruar opinion se kush është mashtruesi, manipuluesi e uzurpuesi i demokracisë.
Kryetari Sami Salihu i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë pjesë e Shpresës së re dhe më 24 dhjetor të japin verdiktin e tyre duke rrethuar nr 4.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch