Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » LR-PDSH mbajti një tubimin madhështor në fshatin Rahovicë

LR-PDSH mbajti një tubimin madhështor në fshatin Rahovicë

Rahovica sot me një mikpritje dhe atmosferë tejet të ngrohtë ku pati një masë të madhe mbështetësish të cilët i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatitëve për këshilltar të këtij subjekti politik në vecanti kryetarit të saj që vjen po nga i njëjti vendbanim, z. Sami Salihut.
Tubimin e përshëndetën të gjithë kandidatët për këshilltar që vijnë nga Rahovica, duke shpalosur secili pjesë të programit për qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare.
Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i  Forumit Rinor, Suejb Musliu, i cili vjen nga fshati Raincë duke i premtu të rinjtë e LR-PDSH-së se do të angazhohet që rinia e Preshevës të ketë vendin e merituar në cdo sferë të jetës.

Fjalën përshëndetëse e mori edhe kryetari i bashkësisë lokale të fsh. Rahovicë, z. Vebi Rexhepi i cili e entuziazmoi masën me prezantimin e ngjarjeve që kanë përcjellë kohë më pare fshatin e Rahovicës ku nuk ka munguar asnjëherë kontributi i gjithë Rahovicasve edhe kur ishte në rrezik jeta e njeriut kur dihet se, gjith’herë Rahovicasit e kanë dëshmuar, e në këtë rastë edhe z. Sami Salihu dëshmoi se për vend kur ishte koha dhanë gjithcka nga vetja e tyre për ti dale ballë për vendin e tyre ndërsa sot dalin disa dhe bëhen patriota falso duke e paraqitur veten e tyre sikur të ishin Skënderbe, Ismail Qemal, Adem Jashar etj, e që në momentin dhe kohën kur u desht të tregojnë vetën e tyre, ata e lëshuan vendin e tyre.

Në fundë, kryetari i LR-PDSH Sami Salihu i përshëndeti të pranishmit duke iu falënderuar përzemërsisht për përkrahjen që po i jep Lëvizjes për Reforma nëndega e vendlindjes së tij, Rahovica, ku ai u përqendrua në programin dhe punët që presin të kryhen në Rahovicë me theks të vecantë ndertimi i objektit të ri të shkollës, rregullimi i sistemit të ujit të pijshëm që njëherë e përgjithmon të ken uj të pijshëm të gjith banorët e fshatit si dhe rregullimin e sistemit të ujitjes së fushës.

Ai gjithashtu u përqëndrua në planin e famshëm aksional ku në mënyrë decide theksoi se një plan i llojitsiq po prezantohet sot, nuk do të kaloj në Kuvendin e ardhshëm Komunal duke u shpreh: “vetëm mbi trupin tim mund të kaloj një projekt i tillë që i sjell dëm qytetarëve të Preshevës”.

Gjithashtu kryetari Salihu shprehi qëndrimin e tij ndaj frazologjive të Ragmiut “për një Preshevë shqiptare” ku, siq u shpreh z. Salihu, ai pati mundësin mëse 12 vite në pushtet dhe nuk e paska kuptu se Presheva ishte shqiptare i cili ledhatonte qeveritarët e serbisë me dekorata e cka jo dhe sot iu paska kujtu për me punu për një Preshevë shqiptare.
Ai iu bëri thirrje banorëve të Rahovicës që të dalin masovikisht në zgjedhje të dielën më 24 Dhjetor dhe të rrethojnë numrin 4 për një Shpresë të Re, numrin e fitores së madhe të Lëvizjes për Reforma të PDSH-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch