Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » LR-PDSH mbajti sot tubimin madhështor në fshatin Raincë

LR-PDSH mbajti sot tubimin madhështor në fshatin Raincë

Me një mikpritje dhe atmosferë tejet të ngrohtë para qindra mbështetësve LR-PDSH shpalosi programin parazgjedhor për zgjedhjet e 24 Dhjetorit.
Në këtë tubim u prezantuan dhe kandidatët për këshiltar nga Rainca,duke shpalosur secili pjesë të programit për qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare.
Kryetari i LR-PDSH Sami Salihu poashtu përshëndeti të pranishmit duke iu falënderuar përzemërsisht për përkrahjen që po i jep Lëvizjes për Reforma nëndega e Raincës,ai u përqendrua në programin dhe sfidat që i presin banorët e Komunës së Preshevës.
Ai iu bëri thirrje banorëve të Raincës,që të dalin masovikisht në zgjedhje të dielën më 24 Dhjetor dhe të rrethojnë numrin 4,numrin e fitores së madhe të Lëvizjes për Reforma të PDSH-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch