Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » LR-PDSH mbajti tubim e saj në nëndegën e Miratocës

LR-PDSH mbajti tubim e saj në nëndegën e Miratocës

Pas vizitës me bashkëatdhetarë të diasporës ku pati takime të shumta, Kryetari i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Sami Salihu ka filluar aktivitetet e tij nëpër nëndegët e këtij subjekti politik në Komunën e Preshevës. Ai sot takoi simpatizantët e këti subjekti politik në fshatin Miratoc ku u prit nga një numër i madh i simpatizantëve të kësaj bashkësie lokale. Me këtë rast, z.Salihu në profilin e ti në facebook doli me njoftim në të cilin thuhet:

Pas 2 viteve nga themelimi i saj dhe pas sfidave të mëdha që kemi kaluar së bashku, si qytetarë që e duam demokracinë dhe kooperimin e brendshëm, sonte kemi filluar rikonsolidimin e Lëvizjes sonë si një frymë e re në skenën politike lokale por edhe më gjerë.
Si pjesë e kësaj ere, Lëvizja për Reforma, sonte ka ristrukturuar nëndegën e saj në fshatin Miratoc, në kuadër të ristrukturimit të tërësishëm të saj.
Në prezencë të banorëve të kësaj nëndege, me një fjalë përshëndetëse iu drejtua nismëtari i Lëvizjes, kryetari Sami Salihu, i cili shprehu mirënjohje dhe falenderim për një mbështetje të tillë që po zgjerohet dita ditës, duke e bërë Lëvizjen për Reforma mjaftë të konsoliduar në këtë zonë. Lëvizja për Reforma tashmë ka filluar punën e saj duke i konsoliduar rradhët e veta, duke i rifreskuar nëndegët e saj dhe njëkohësisht duke zgjedhur figura të reja ose tashmë të konfirmuara.

Pas konfirmimit në zgjedhjet lokale paraprake dhe rikonfirmimit të rrugës sonë të drejtë nga ana e bashkatdhetarëve tanë në diasporë, edhe fshati Miratoc sonte rivulosi që Lëvizja për Reforma është shpirti dhe trupi i organizimit të mirëfilltë e tradicional i politikës në Komunën e Preshevës.
Vazhdojmë të ecim…Rrugët e vështira na shpien në një të ardhme më të mirë!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch