Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » LR-PDSH mbajti tubim parazgjedhorë në nëndegët e vendëvotimeve 1,2,3,4,5 dhe 6 në Preshevë & Video

LR-PDSH mbajti tubim parazgjedhorë në nëndegët e vendëvotimeve 1,2,3,4,5 dhe 6 në Preshevë & Video

Sot, në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Preshevës, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare para një numri të madhë të aktivistëve të LR-PDSH-së, mbajti tubimin parazgjedhor ku para të pranishmëve kryetari Sami Salihu, shpalosi programin qeverisës për mandatin e ardhshëm 4 vjecarë dhe u bë prezantimi i kandidatëve për këshilltarë nga nëndegët përkatëse.

 

Tubimin e hapi kryetari i nëndegës 1 dhe 2, Hysamedin Ahmeti si dhe kandidatët dhe kandidatet e këtyre vendvotimeve, Ermal Ahmedi, Avdi Aliu, Getoar Behluli, Qenan Shabani, Ganimete Ismaili – Rexhepi dhe Blerta Veseli të cilët kërkuan nga të rinjtë e këtyre nëndegëve, që me 24 dhjetor të dalin të qetë ku duke rrethuar numrin 4 kanë votuar për “Shpresën e Re”, për një të ardhme më të mirë të gjeneratave në ardhje, si të vetmën zgjidhje për të rinjtë e Preshevës dhe Luginës.

Gjithashtu të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i LR-PDSH-së, Sami Salihu i cili në fjalimin e tij u shpreh i kënaqur nga mbështetja kaq masovike të këtij tubimi duke u shprehë me bindje se përkrahja që po shprehet për këta të rinjë e të reja të LR-PDSH-së, është dëshmi e fortë se lista jonë zgjedhore është zgjidhje e vetme që qytetarëve tanë do tu sjellë Shpresën e Re për komunën dhe Luginën e Preshevës.

Kryetari Salihu paraqiti vizionin e tij politik për të ardhmen e Luginës se Preshevës por edhe prioritetet që ka ai dhe stafi profesional i tij rreth zhvillimit ekonomik dhe në sferat tjera socio-ekonomike për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Duke rrethuar numrin 4 më 24 dhjetor, ju do të jeni pjesë e “Shpresës së Re” për Preshevën.

Shërbimi për informim i LR-PDSH-së

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.