Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » LR PDSH: Referendumi mbetet vullnet i padiskutuar që ëndrrën ta bëjmë realitet

LR PDSH: Referendumi mbetet vullnet i padiskutuar që ëndrrën ta bëjmë realitet

Kanë kaluar plot 26 vite prej atij marsi të vitit ’92, kur i gjithë faktori politik shqiptar në Luginën e Preshevës, bashkoi zërin në një qëndrim të unifikuar për një kauzë madhore që përbën aspiratën e të gjithë qytetarëve të këtyre viseve për një autonomi teritoriale e politike me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Në referendumin e mbajtur më 1-2 mars, për herë të parë popullata shqiptare deklaroi publikisht vullnetin e saj politik, me opsione politike të qarta për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Sot e kësaj dite ky vullnet mbetet i padiskutuar dhe një pikë referimi që ëndrrën e kahershme ta bëjmë realitetin e sotëm dhe të brezave që vijnë.
Falënderim e mirënjohje për ata që me guxim e kurajo ndërmorën një nga aktet që do mbetet në historinë e këtyre trevave si një nga ngjarjet më me rëndësi dhe vlera të pamohueshme, thuhet në komunikatën e LR PDSH-së me rastin e përvjetorit të referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch