Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » LR-PDSH sot ka mbajtur tubimin promovues në bashkësinë lokale Miratoc

LR-PDSH sot ka mbajtur tubimin promovues në bashkësinë lokale Miratoc

Miratoca në këtë tubim ka dhënë përkrahje Lëvizja për Reforma me bindjen se Shpresa e re do konfirmohet më datë 24 dhjetor duke rrethuar nr 4.
Tubimin e ka hapur kryetar i nëndegës njëherit kandidatë për këshilltarë Qenan Abazi i cili ka thënë përshëndetur të pranishmit duke kërkuar që Miratoca Lëvizjes për Reforma ti jap besimin për shpresën e të gjithëve.
Ndërsa kandidati Gëzim Rexhepi në fjalimin e tij fokus të veçantë i ka dhënë të rinjve, që sipas tij LR-PDSH do të jetë zë i tyre në krijimin e perspektivës rinore. Ai ka thënë se si prioritet do të jenë investimi në sport, arsim e kulturë aty ku rinia merr hapat e parë si një shoqërie shëndoshë intelektuale.
Kryetari i LR-PDSH Sami Salihu në këtë tubim është pritur me ngrohtësi nga Miratoca si nip i tyre. Ai ka thënë se Miratoca është vendbanimi që i ka dhënë shumë këtij vendi sa herë që është nevoja sidomos në luftën e UÇPMB-ës, ku Artan Abazi komandant Miratoca tashmë është figura heroike e këtij vendi bashkë me shumë ish ushtarë . Kryetari me këtë rast ka inkurajuar vëllain e komandant Miratocës njëherit kandidatin për këshilltarë Qenan Abazi se LR -PDSH do të jetë gjithmonë pranë familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe ish ushtarëve të lirisë. Tubimi u mbyll me bindjen se LR-PDSH është SHPRESA E VETME e qytetarëve në komunën të Preshevës që do të jetësohet pas 24 dhejtorit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch